Një zhvillim interesant gjatë zhvillimit të punimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste, përveç sulmeve ndaj SPAK, ishte edhe shpalosja e planit se si do të mbushet me para arka e Partisë Socialiste e cila ka ndezur edhe motorët për zgjedhjet lokale të vitit që vjen.
Tashmë çdo biznesmen që është anëtar partie, ministra dhe deputetë do të jenë të detyruar të derdhin një shumë të caktuar çdo muaj.
Biznesmenët anëtarë partie do të derdhin deri në dhjetor, nga 8 mijë lekë të reja. Ministrat dhe deputetët duhet të çojnë në arkën e partisë nga 7 mijë lekë në muaj.
Të punësuarit anëtarë partie do të paguajnë nga 250 lekë deri në 2500 lekë në varësi të të ardhurave që kanë, ndërsa studentë, pensionistë dhe punonjës fshati kanë një kuotë simbolike prej 50 lekë në muaj për të paguar.