Rama: Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka uruar fituesit e zgjedhjeve në Kosovë, ndërsa ka vlerësuar edhe gjestin e Kadri Veselit për pranimin e humbjes dhe që tashmë do të jetë në opozitë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama nuk e cilëson Kurtin fitues, por e uron për rezultatin e parë më të mirë.

“Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare. Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë. Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën” shkruan Rama.

Share This Article