Rama: Vaksina anti-Covid do të jetë falas dhe jo e detyrueshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë online të zhvilluar për buxhetin ekonomik 2021, foli edhe për vijimësinë e vaksinës anti-covid.

Rama deklaroi se qeveria do të financojë vaksinën anti-covid falas dhe se nuk do të jetë e detyrueshme për qytetarët.

“Buxheti i vitit të ardhshëm garanton një volum të konsiderueshëm mbështetje financiare për ata që janë më në nevojë. Familjet në ndihmë ekonomike do të marrin dyfishin deri në përfundimin të kësaj luftë me armikun e padukshëm.

Mjekët infermierët…bluzat e bardha do të ketë një rritje jashtëzakonisht të qenësishme të pagës së tyre.

Po të kthehemi para 7 vitesh kuptojmë se për çfarë flasim. Paga do të rritet për mësuesit, do të rriten investimet në shëndetësi, infrastrukturë. Transformimi i infrastrukturës do të vazhdojë nga veriu në jug.

Kemi një fron sfidues në luftën me armikun e padukshëm.Do të  duhet të financojmë vaksinimin falas, nuk do të jetë e detyrueshme për qytetarët, edhe pse do të doja që qytetarët të vaksinohen”, tha Rama.

Share This Article