Rama viziton Aurelin: Ditën e parë të shkollës do të çoj unë në shkollë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vizitën e radhës të famijarët e prekur nga tërmeti, kryeministri Rama e ka bërë në Kamëz, tek ëngjëlli 7 vjeçar, siç e quan ai, Aurel Lala, që fluturoi nga kati i tretë për t’i thënë jo vdekjes, ditën e tragjedisë, ku ai humbi motrën e tij.

Por kjo vizitë nuk mund të kalonte pa suprizën e radhës, që kryeministri i bën Aurelit, pikërisht posterin e Ronaldos, duke ia vendosur pranë krevatit.

Në videon e postuar, Edi Rama i thotë djalit të vogël se tashmë idhullit të tij, Kristiano Ronaldon e ka shumë afër, ndërsa edhe kur të mësojë, mund ta ketë portretin e futbollistit të njohur afër.

“Aureli u bë i famshëm prej Ronaldos. Tani Aureli do mësojë, do studiojë, do të ketë sukses që të bëhet i famshëm nga vetja e vet. Këtë kemi objektiv apo jo. Edhe të mësosh. Ditën e parë të shkollës do të çoj unë në shkollë. Do çohemi herët, do pimë një kafe dhe në 8 fiks të jemi te shkolla, pa vonesë”- tha kryeministri Rama.

Kryeministri Rama, vizitën te miku i tij më i vogël, Aureli, e ka shoqëruar edhe me postim në rrjetin social teksa shkruan: ‘Në shtëpinë e ëngjëllit i cili fluturoi nga kati i tretë për t’i thënë JO vdekjes e që sot pas ëndrrës së realizuar për të takuar Ronaldon, vazhdon jetën plot me ëndrra e dëshira të cilat një kampion i këtij niveli do i arrijë patjetër’./TCH/

Share This Article