Edi Rama vazhdon me premtimin bosh në këtë fushatë elektorale, se do e futë Shqipërinë në BE, madje e ka vënë afatin 2030, kur bëhet fjalë për zgjedhje për mandatin 2025-2029 dhe se kjo gjë nuk varet në dorë të tij, por nga qeveritë e vendeve të Bashkimit Europian.
Madje kërkon ta shpallë veten si “Mesia”, si shpëtimtar i kombit, se Shqipërinë e fut vetëm ai në BE dhe askush tjetër, një delir që duket se i vjen nga vitet e gjata në pushtet.
Gjatë mitingut në Pogradec, Rama iu drejtua me një apel edhe demokratëve, ku iu tha se ose të shkojnë të votojnë një maskara si ai, ose mos të shkojntë për të votuar fare.
“Për këtë pasaportë, babai dhe nëna jote votuan për një maskara si Edi Rama, por ama pasaportën ta dhamë. Po e them për demokratët, mo. Se fjalën e mirë nuk e thonë ata, po punë e madhe, gjithsesi të votojnë për pesën. Nëse nuk e kapërcejnë këtë fare, atëherë të bëjnë atë që bëra unë në mars të ’92-shit: mos të venë fare të votojnë. Se, me thënë të drejtën, unë nuk votoja dot për bufin, të them të drejtën, se ja kam ndjerë erën që kur e kam parë në ‘Qytet Studenti’. Se kush nuk voton, i hap rrugën shumicës. Kështu është rregulli. Le ta bëjmë kështu: mos të votojnë fare. Të çohet burri i botës që në mëngjes të vishet si për dasmë dhe të hidhet në kënetë, nuk e di si mund të bëhet kjo. Demokratët e zakonshëm duhet të bëjnë dhe një sevap. Jo demokratët çyryk, që marrin bufin me tendë. Bufi rri lart mbi kënetë, ata janë poshtë. Një person i lashtë, i dëshpëruar, i pashpresë dhe që ka rrëshqitur. Nuk është në metro.”-tha Rama.