ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare 10 hours ago
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford 12 hours ago
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit 12 hours ago
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut 12 hours ago
Donald Trump dhe bashkëshortja e tij fluturojnë drejt Londrës 14 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rama: Vuçiq ka qenë nja 15 herë në tavolinë me Hashimin, me Isën, me Ramushin

albnews by albnews
26 December, 2019
in Albania, Kosova
0
Rama: Do t’ia heq kufijtë këtij rajoni
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shkroi sot një shkrim të gjatë të cilin e publikoi në Facebook, ku  sqaroi gjerë e gjatë çështjen e ‘mini-Shengen’it Ballkanik’. Ai u përgjigj në komentet për bashkëpunimin e tij me presidentin serb, Aleksandër Vuciq.

Më qartë ai u deklarua edhe për akuzat e shumta që iu bën për tradhti ndaj shtetit të Kosovës.

RelatedPosts

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

Rama vazhdoi replikat edhe me komentues të shumtë që po shkruanin tek ai në Facebook.

Një nga përgjigjet e tij ishte edhe lidhur me takimet që ka pasur me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq,ku tha se i njëjti është takuar me të, me Thaçin, Mustafën e Haradinajn disa herë radhazi.

Disa nga komentet dhe replikat:

Kur qytetari Ilir Krasniqi i shkruan Ramës se ”Me dashamiresine me te madhe z.Kryeminister, juve sinqerisht nuk arrini ta kuptoni Serbine lojen e piste qe ajo luan, dhimbjen qe popujt e Ballkanit (Bosnja dhe Kosova) ne veqanti e kane perjetuar nga ky shtet. Ktu nuk behet fjale vetem per nje Vucic. Ketu behet fjale per nje shtet te tere me Vucica, çë nga Akademia e Shkencave Serbe e deri tek nje pijetore e thjeshtë ata jane unik sa i perket Kosoves dhe Shipetareve ne pergjithsi duan Zhdukjen tone.

Dhe meria me e madhe eshte se nje shtet i tille pas gjith atyre masakrave e perdhunimeve rrahjeve e burgosjeve sot kerkon ta marre stafeten e liderit te Balllanit dhe ju pa dashje po e ndihmoni”.

Kryeministri përgjigjet se: Mbase nuk e kupton ti i dashur ate qe kuptoj dhe po bej une, prandaj i’a leme kohes te na provoje se kush ka te drejte dhe nderkohe te respektojme njeri-tjetrin, qe neser kush shan e mallkon sot, te mos ndjehet fajtor dhe qesharak😊 Gezuar Krishtlindjet

Gëzim Prelvukaj: Tradhetarë nuk je por as politikan nuk je ….pak jengut ne raport me Vuçiqin por e kuptojme qe ke qellime te mira , por keshtu gezohet vetem Vuçiq e Serbia. Prape ta kuptojme se Institucionet e Kosoves e kane pas per detyre te jene ne at tryeze , pasi qe kane marre pjese edhe neper tryeza sekrete si Thaçi me Vuçiqin neper shume vende te botes e edhe Ramushi me Radojçiqin hapur. Nga ju Kryeminister kerkuam qe te prisin pak sa Kosova te kete perfaqesues te denje si Albin Kurti e Vjosa Osmani. Gëzuar Kershendellat e per shume mot 🍷

Edi Rama: Jo politikan s’jam te them te drejten e s’dua hiç te jem, me mjafton te jem ky qe jam, nje qytetar i vene ne sherbim te politikes se vendit te tij dhe “s’bej per burre” kur i thone asnje politikan, ndersa per ngutjen s’jam dot dakord, sepse ka pese vjet ky proces e Vuçiçi ka qene nja pesembedhjete here ne tryeze me mua, me Hashimin, me Isen, me Ramushin dhe me te gjithe lideret e vendeve te tjera te rajonit bashke, po kete here u tund dynjaja e “s’e mora vesh” pse pasi asgje e re nuk ndodhi😊 Gezuar edhe ty🙏

Bilal Osmani : Lolo kryeministër je treguar, Do të përçash shqiptarët pasi ashtu jemi të perçarë , çfarë interesa shqiptarët kanë ktu? Fole ti me gjithë shoqërin shqiptare për të marë kte vendim apo???kapadahi n vehte sikur Shqipria e jotja eshtë turpi nuk ka fund. Për shërbime t huaja punon jo për shqiptarët………

Rama: Mua shoqeria shqiptare me ka dhene mandatin per te folur ne emer te saj dhe ka pese vjet qe ka nisur ky proces e jane dakordesuar gjerat mes te gjitheve, sa ne Berlin e sa ne Bruksel, po ty faleminderit per fyerjet dhe te uroj gezuar Krishtlindjet, bashke me deshiren qe Zoti te te ndriçoje arsyen e zbuse gjuhen e vrazhde, per veten tende jo per mua, se une jam mesuar me te gjitha dhe fjalet e keqia me kane bere me te forte😊

Merita Mulaku: Po si të ulemi me te në një tavolinë kur ai ishte në një krah me slobodne millosheviçin? Kur ai nuk e njeh masakrën e reçakut? Kur te gjitha viktimat që u bën në kosovë nuk don të kërkoj falje? Po ju si mund të rrini në një tavolinë me te? Si shpjegohet kjo? Ku e merr gjithë këtë kurajo të na thuash mos u hidheroni?

Edi Rama: Dikur Kosoven nuk e pranonin ata ne asnje tavoline, ndersa Kosova perpiqej te ishte ne çdo tavoline dhe e arriti! Sot iken Kosova nga tavolina (perkohesisht uroj), nderkohe qe paqja behet me hasmin e me fqinjin, jo me veten dhe behet ne tavolina nuk behet ne barrikada digjitale! Rusia e ka pushtuar Krimene dhe Presidenti i Ukrahines ulet ne tavoline me Presidentin e Rusise, se s’po te jap me shume raste se arrita ne Vlore e duhet te zbres nga makina tani 😊 Gezuar Krishtlindjet

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

16 September, 2025
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

16 September, 2025
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

16 September, 2025
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result