ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim 8 hours ago
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë 9 hours ago
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik 9 hours ago
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare 9 hours ago
Princ Harry merr goditjen e madhe nga mbreti Charles! 9 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Rama zbardh vizitën e Melonit: Në fokus BE-ja, ujësjellësi, energjia, linja hekurudhore

albnews by albnews
19 August, 2023
in Shqiperia
0
Rama zbardh vizitën e Melonit: Në fokus BE-ja, ujësjellësi, energjia, linja hekurudhore
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Giorgia është e pabesueshme. Do të thosha që ka lindur një miqësi mes nesh.“

Kështu i është drejtuar kryeministri Edi Rama homologes së tij italiane, Giorgia Meloni, në një intervistë për të përditshmen “La Stampa“.

RelatedPosts

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

Shpërndante përmbajtje pornografike të të miturve, arrestohet 24-vjeçari 

Meloni vizitoi disa ditë Shqipërinë për pushime me familjen, duke kaluar kohë edhe në rezidencën e kryeministrit në Vlorë.

Në intervistën për gazetën italiane, Rama hodhi poshtë aludimet mediatike për një takim të sajin me ish-kryeministrin britanik Toni Bler, edhe ai i ftuar nga kryeministri shqiptar.

“[Me Melonin] folëm gjerësisht për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për integrimin europian, të cilin ajo e quan ribashkim,” tha Rama, në lidhje me anëtarësimin e vendit në BE.

“Giorgia më tha që është koha t’i futemi punës,” shtoi kryeministri shqiptar.

Për sa i përket bashkëpunimit ekonomik italo-shqiptar, Rama sqaroi se ka shumë gjëra që priten dhe njoftoi se Komiteti Strategjik për Investimet Italiane do të takohet së shpejti.

“Folëm për projektin e ujësjellësit nga Shqipëria në Puglia, të cilin Andreotti dhe Berlusconi tashmë e donin. Do të ishte diçka me rëndësi. Bëhet fjalë për lidhjen e burimeve të Shqipërisë Jugore me Italinë. Pastaj, duhet menaxhuar rrjeti hekurudhor i Ballkanit, i cili duhet të zhvillohet.

Në fund, teknologjia: ka ndërmarrje të mëdha italiane, të cilat kanë treguar interes në të kaluarën. Është edhe projekti i linjës energjetike, që do e lidhte Italinë me Shqipërinë. [Meloni] është nga ato gra që mund t’i vërë gjërat në lëvizje. Kam shumë besim!” tha kryeministri Rama.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, do të vijë sërish në Shqipëri në muajin tetor për të marrë pjesë në samitin për Procesin e Berlinit.

Samiti bëhet në kuadër të synimeve të Bashkimit Europian për ta anëtarësuar rajonin e Ballkanit brenda familjes europiane.

Kryeministri Rama mendon se megjithëse Meloni përfaqëson vijën e ashpër politike në vendin e saj, kur bëhet fjalën për politikën ndërkombëtare, ajo mbetet mike e Shqipërisë.

“Ajo është e djathtë, por e kanë quajtur një fashiste monstër që po shkon në Bruksel. Në fakt, që nga dita e parë, nuk ka bërë asnjë gabim për sa i përket politikës ndërkombëtare,” përfundoi kreu i qeverisë shqiptare për La Stampa.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

22 September, 2025
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë

Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë

22 September, 2025
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

22 September, 2025
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

22 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result