Rama: Zjarrvënësit meritojnë të kalben në burg

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi  Rama falenderoi ambasadorë t e SHBA-së dhe të BE-së të cilët iu gjendën pranë Shqipërisë për të menaxhuar situatën e zjarreve gjatë verës në Shqipëri

Në bazën ajrore në Farkë u mbajt një ceremoni për vlerësimin e të gjithë atyre që u angazhuan në këtë proces të vështirë i cili nxjerr në pah nevojën për modernizimin e mbrojtjes civile.

“Një proces që ka nisur dhe ka dhënë rezultatet e para të prekshme por që duhet vazhduar deri në fund” tha Rama.

Në një moment u ndal dhe tek zjarrvënësit. Dhe kishte dhe një mesazh për gjyqtarët të cilët do të kenë në dorë dosjet e të akuzuarve për zjarrvënie.

“Një pjesë e konsiderueshme janë rezultat i barbarisë të atyre që me një shkrepëse e shishe benzinë vrasin shpirtin e atdheut, plagosin trupin e atdheut dhe hedhin në erë mundimet, djersën e përkushtimin e shumë gjeneratave.

Më vjen mirë që policia e shtetit ka pasur një aktivitet intensive e rezultativ duke arritur të çojë prapa hekurave një numër jot ë vogël barbarësh që nuk meritojnë të jenë të lirë mes komuniteteve e qytetarëve të këtij vendi.  Meritojnë të kalben prapa hekurave. Shpresoj që gjykatat të japin vendimet e duhura”, tha Rama

Rama i kërkon gjyqtarëve të jenë në lartësinë e duhur

“Shpresoj shumë që gjykatat do të të japin vendime te duhura dhe uroj shumë që gjykatës që japin këto vendime të jenë në lartësinë e dhimbjes për kaq shumë vlera natyrore të dëmtuara e kaq shumë pemë, burime jete të shkatërruara.Këto nuk janë pasuria e askujt por e të gjithëve bashkë”

Ky është një vendim që gjykatësit do të japin për fëmijët e tyre. Uroj që gjykatësit të japin vendimin e duhur dhe këta kriminelë barbarë jo vetëm të kalben në burg port ë shërbejnë për ti dhënë mesazh të qartë të gjithë atyre që potencialisht mund ti ngjajnë kur vjen vera e ardhshme. Sepse është e patolerueshme, kur rritja e temperaturave përbën në vetete rrezikun për zjarre, dora e njeriut të shtojë nga vetja për të vënë përpara një sfidë marramendëse të gjithë këta prindër, bij e bija të këtij vendi dhe për të ndezur zjarre që shkojnë deri sa të marrin jetë njerëzish”,  tha Rama raporton Ora News.

Share This Article