Ylber Ramadani protagonist. Mesfushori shqiptar ka realizuar gol me Leccen, në ndeshjen e Serie A ndaj Frosinones. Në fundin e sfidës, teksa rezultati ishte 1-1, Ramadani “tundi rrjetën”. Sa i takon shifrave, goli i parë sezonal për të vjen pas 14 ndeshjes kampionat.
28-vjeçari, në javët e para të edicionit ka dhënë një kontribut të çmuar për skuadrën, duke u kthyer në një lojtar kyç të skemave të trajnerit italian, D’Aversa.
Goli i tij i dha fitores Lecces sot, skuadër që kërkon që sa më shpejt të jetë e mundur të mbyllë llogaritë sa i takon ccështjes së mbijetesës. Në fakt, ky është suskesi i parë për ekipin që prej 22 shtatorit, ndaj Genoas.