Ramiz Brahimaj do të debutojë në UFC në nëntor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Luftëtarit shqiptar, Ramiz Brahimaj, pritet që më në fund t’i plotësohet ëndrra për debutim në UFC, serinë më të madhe të Arteve Marciale të Përziera (MMA).

Brahimaj ishte dashur të debutonte në qershor, por UFC-ja kishte anuluar luftën e tij shkaku se një prej trajnerëve që ishte dashur të qëndronte në këndin e tij, kishte dalë me COVID-19.

Ndërkohë, tani është bërë e ditur se është arritur një marrëveshje që Brahimaj, që jeton në SHBA, të luftojë me Max Griffinin më 7 nëntor në Las Vegas.

Meçi do të jetë në kategorinë velter. 27-vjeçari në karrierën e tij ka zhvilluar dhjetë meçe në MMA, ku ka tetë fitore e dy humbje.

Share This Article