Ramiz Kelmendi: Nuk mund të jem deputet i thjeshtë në LDK

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi ka lënë të hapur mundësinë që të largohet nga LDK, pasi nuk pajtohet që të jetë vetëm deputet i thjeshtë.

“Nuk kam qenë kundër koalicionit LDK-VV. I kam thënë edhe zotit Mustafa që të mos ketë vija të kuqe ndaj asnjë partie”, ka theksuar Kelmendi për RTV Dukagjini.

Klemendi nuk është deklaruar nëse do të bëhet pjesë e listës për deputet nga LDK-ja ose ndonjë partie tjetër.

“Nuk e di nëse do të jem pjesë e listës për deputet, unë i kam parimet e mija për zhvillimin e Kosovës. Nuk po mund të kërkoj shumë nga LDK-ja pasi ka një realitet të ri në LDK me emërimin e Vjosa Osmanit për kryeministre”, tha aid he shtoi se Vjosa Osmani nëse fiton garën zgjedhore e ndërton ekipin e saj, me të cilin do të ndërtojë politikat zhvillimore.

“Unë i kam tregua zotit Mustafa se unë nuk mund të jem deputet i thjeshtë kjo, pasi nuk di se çfarë të iu premtoj elektoratit tim për të katërtën herë me radhë, pasi nëse bëhen institucionet nuk e di nëse mundem t’i realizojë ato që ua kam premtua”, ka thënë Kelmendi.

Ramiz Kelmendi i pyetur nëse do të largohet nga Lidhja Demokratike, është deklaruar se edhe mund te largohet. Kelmendi për tri herë ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës.

Share This Article