Ramiz Kelmendi porosit biznesmenët: Në vitin 2024 mos ofroni paga më poshtë se 700 euro

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipërmarrësi Ramiz Kelmendi thotë se për punëtorët është rritur kostoja e jetesës përfshirë edhe ajo e udhëtimit.

Ai në Debat Plus ka thënë se bisedat e vazhdueshme për pritjen e vizës po e ulin efikasitetin në punë.

“Të gjithë biznesmenët përfshirë edhe mua, në vitin 2024 nuk duhet të hyjnë me pagë nën 700 euro. Ky është një realitet i dëshiruar që ne biznesmenët duhet të gjejmë që të rinjtë të mos largohen”.

Afaristi thotë se punëtorët që po presin viza nuk dëshirojnë të avancohen tutje duke dëmtuar edhe veten edhe kompaninë ku punon.

Kelmendi thotë se shumë prej ministrave janë profesorë universitarë dhe sipas tij ata kanë faj që nuk kanë nisur iniciativa për ndërlidhjen e tregut të punës me profesionin.

Ai thotë se shteti në Kosovë nuk i mbështetë as moralisht bizneset, për dallim nga shtetet tjera të rajonin. “Unë jam pronar i një biznesi që paguaj me miliarda tatime dhe më duhet të prej radhë në aeroport, por një dizajnere e modës nuk pret fare sepse ka pasaportë diplomatike. Të gjithë në biznesmenët nuk duhet të presim në radhë sepse koha për ne është shumë e kushtueshme. Jo pse ne jemi mbi të tjerët, por pritja jonë ka shumë më tepër kosto se e qytetarëve të thjeshtë”, ka deklaruar Kelmendi.

Share This Article