Ramos për përballjen me Realin: Do të vdes për PSG-në

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Paris Saint-Germain do të përballet me Real Madridin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Kjo do të thotë se Sergio Ramos do të përballet ndaj ekipit që fitoi gjithçka dhe u rrit si lojtar i kalibrit botëror.

Lidhur me këtë short, qendërmbrojtësi spanjoll tha se do të bëjç gjithçka për ta fituar, madje tha se do të vdes për PSG-në.

“Fati është kapriçioz,” tha mbrojtësi, siç citohet nga gazeta spanjolle Marca. “Do të doja që një ekip tjetër të kishte luajtur me ne. Ju e dini dashurinë që kam për Real Madridin. Tani është radha ime të mbroj PSG-në dhe do të bëj gjithçka për të kaluar. Është skuadra që ka vënë bast për mua. Unë do të shkoj drejt vdekjes për PSG-në”, deklaroi Ramos.

Image
Share This Article