Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka pranuar se mezi po pret të rikthehet futbolli. Ai ka thënë se ekonomisë së Spanjës i duhet futbolli.
La Liga është pezulluar që nga marsi pas përhapjes së koronavirusit, por presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka konfirmuar se po synohet rifillimi nga 12 qershori.
“Ekonomisë së Spanjës i duhet futbolli dhe njerëzve i duhet si shpërqëndrim”, ka thënë Ramos për “Marca”. “Unë po vdes që të futem sërish në fushë. Që La Liga Santander të kthehet ne normalitet, ne duhet të jemi shumë të disiplinuar që ta eliminojmë virusin. Dua të dërgoj mesazh përkrahje për të gjithë që kanë humbur të dashurit e tyre, do ta kalojmë këtë situatë dhe duhet të jemi të bashkuar”.
Real Madridi i është kthyer stërvitjeve të hënën.
“Ne duhet të shkojmë në kompleksin Valdebebas në zona të ndara dhe të ndjekim rregullat, është pak e çuditshme dhe e komplikuar, por kështu e kërkon situata. Do të jetë La Liga që do të marrë vendimin. Gjermania ka vendosur shembull dhe ne duhet ta ndjekim. Ne na pëlqen të jemi me familjet tona, por duhet të jemi fleksibil”, ka thënë Ramos.