Ramush Haradinaj: Vëllain tim, Enverin e kanë vrarë që të na fusin në spirale të vëllavrasjeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për vrasjet e pasluftës në vend, përfshirë atë të një vëllai të tij.

Haradinaj ka akuzuar Serbinë se qëndron prapa vrasjeve të kryera në Kosovë pas përfundimit të luftës.

“Jam i sigurt se krejt vrasjet e pasluftës janë bërë nga dora e Beogradit”, ka deklaruar ai në RTV21.

Serbia këtë e ka bërë “për të nxitur vëllavrasje në Kosovë”, ka vlerësuar Haradinaj.

“Edhe vëllain tim, Enverin, e kanë vrarë që të na fusin në këtë spirale të vëllavrasjeve”, është shprehur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Share This Article