Connect with us

Kosova

Raportet Kosovë-Serbi, çfarë pritet nga BE-ja gjatë këtij viti?

Published

on

Është e vështirë të anashkalohet inaugurimi i presidentit amerikan, Donald Trump, më 20 janar, kur parashikohet politika e Bashkimit Evropian për vitin 2025.

Radio Evropa e Lirë ka biseduar me disa zyrtarë në bllokun evropian në javët e fundit dhe të gjithë duket se po presin se si të reagojnë ndaj shumë sfidave të ndryshme që administrata e re amerikane mund të paraqesë për bllokun. Kjo paparashikueshmëri, që pikë së pari duket se i bënë ata nervozë, së fundi u shpërfaq edhe me interesimin e Trumpit për Grenlandën, territorin danez.

Por, ka edhe çështje të tjera për të cilat zyrtarët evropianë po përgatiten. Njëra nga to do të jenë tarifat, duke besuar se premtimi zgjedhor i Trumpit për një tarifë universale prej 10 deri në 20 për qind ndaj importeve mund të ndodhë dhe kjo do të ishte e menaxhueshme, edhe pse ka frikë se disa produkte të caktuara do të goditen me tarifa më të larta.

Një tjetër çështje ka të bëjë me kërkesën për shpenzime më të mëdha të mbrojtjes, me presidentin e ardhshëm që kohëve të fundit ka sugjeruar që 5 për qind e Bruto Prodhimit Vendor t’i kushtohet ushtrisë, teksa shumica e anëtarëve evropianë të NATO-s, mezi arrijnë të përmbushin objektivin e mëparshëm prej 2 për qind, shkruan Evropa e Lirë.

Advertisement

Ukraina

E ardhmja e Ukrainës sigurisht që do të jetë në qendër të vëmendjes, veçmas nëse ndonjë marrëveshje për paqe apo për armëpushim mund të ndodhë gjatë vitit 2025. Sërish, në Bruksel duket se është Trumpi dhe jo evropianët që do të duhet të kenë vëmendjen për këtë çështje. Në shumë mënyra, qëllimi për ta është që të paktën të sigurohet një “ulëse në tavolinë” – gjë që nuk është krejtësisht e sigurt. Fakti qëndron se evropianëve po u shterojnë idetë dhe nismat kur bëhet fjalë për Kievin.

Këtu vlen të përmendet propozimi i fundit i bërë nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ka kërkuar që asetet e ngrira ruse në Perëndim, në vlerë prej miliarda dollarësh, t’i jepen Ukrainës për të blerë armë amerikane. Ky është shembulli perfekt i shmangies së Evropës në disa mënyra. Në radhë të parë sepse paratë do të shkonin në buxhetin e SHBA-së në vend të shteteve evropiane dhe së dyti për shkak se shumica e parave ruse janë në BE. Kjo do të thotë se potencialisht do të minonte Eurozonën si vend i mirë për investime nga shtetet e treta. BE-ja ka përdorur këto asete të ngrira si garanci për kredinë e fundit të G7-ës për Ukrainën, që do të mbulojë shpenzimet e Kievit për të paktën për vitin 2025. Dhe kjo është më e shumta që Evropa është e gatshme të bëjë deri në këto momente.

Advertisement

Sanksionet ndaj Rusisë

Ajo që është e sigurt është se BE-ja do të synojë t’i shkaktojë më shumë dhimbje Rusisë përmes sanksioneve. Gjatë Presidencës të Hungarisë të Këshillit të BE-së, në pjesën e dytë të vitit të kaluar, Brukseli miratoi masat më të dobëta, me qëllim që të mos përplasej me Budapestin, që është kritik i çdo mase kufizuese ndaj Moskës.

Tani, me Poloninë që ka marrë udhëheqjen e Presidencës, në Bruksel ka shpresë për një paketë të re që do të jetë e gatshme në 3-vjetorin e nisjes së pushtimit të Ukrainës, më 24 shkurt. Ka ide të ndryshme, sikurse shënjestrimi i gazit të lëngshëm natyror rus dhe këto ide do të shtyhen përpara nga disa shtete, por ka pak të ngjarë që të ketë pajtim në mesin e 27 shteteve anëtare, pajtim që kërkohet që paketa të miratohet.

Advertisement

Por, ka edhe aspekte të tjera në këtë çështje. Hungaria ende nuk ka hequr dorë nga kundërshtimi për sanksionet aktuale ekonomike të BE-së ndaj Rusisë. Afati për të dhënë miratimin është deri më 31 janar dhe diplomatët me të cilët ka biseduar REL-i thanë se Budapesti ka kërkuar që fillimisht të ndodhë inaugurimi i Trumpit para se blloku të marrë ndonjë vendim. Ata thanë po ashtu se Hungaria ende nuk ka dhënë sinjale se ndonjë aspekt i sanksioneve duhet të zbuten ose nëse Budapesti dëshiron disa fonde të ngrira të BE-së t’i jepen, në mënyrë që të thotë po për sanksionet. Megjithatë, kjo çështje mund të zgjidhet gjatë takimit të ministrave të Jashtëm më 27 janar në Bruksel, apo në ndonjë samit emergjent më vonë gjatë kësaj jave.

Raportet Kosovë-Serbi

Dialogu për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja që nga viti 2011, do të vazhdojë të jetë kyç për rajonin.

Advertisement

Do të ketë përpjekje për ringjalljen e bisedimeve në nivelin më të lartë pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

Pas zgjedhjeve, pritet që shefja e re për politikë të jashtme e BE-së, Kaja Kallas, të realizojë turneun e parë të saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pyetja është nëse ajo do të mund të arrijë ndonjë rezultat, duke pasur parasysh se kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deri më tani kanë shfaqur pak vullnet që bisedimet të kenë sukses. Për t’i dalë në ndihmë, ajo me gjasë do të zgjedhë danezin, diplomat karriere dhe ish-përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për Bosnje e Hercegovinën, Peter Sorensen, për të ndërmjetësuar dialogun. Ai pritet të ketë rolin që ka ushtruar ish-ministri i Jashtëm sllovak, Mirosllav Lajçak, në pesë vjetët e fundit, kur diplomacinë evropiane e udhëhiqte Josep Borrell.

Ndërkaq, në mesin e shteteve të Ballkanit Perëndimor aspirante për në BE, Shqipëria do të vazhdojë drejt anëtarësimit, duke hapur kapituj të tjerë negocimi, teksa në gjysmën e dytë të vitit 2024 hapi shtatë.

Advertisement

Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovina me gjasë do të vazhdojnë të jenë të bllokuara në rrugën drejt BE-së për shkak të mungesës së reformave, ndërkaq Mali i Zi, që veçse ka hapur të gjithë kapitujt, synon t’i afrohet edhe më shumë bllokut. Deri më tani, shteti ka arritur të përfundojë bisedimet për rreth një të pestën e tyre dhe ka vullnet në Bruksel që shteti të bëhet anëtari i 28 i bllokut deri në fund të dekadës – dëshmi se zgjerimi i BE-së ende është i mundur. Prandaj, komisionarja e re për Zgjerim, Marta Kos, me gjasë do ta ketë Podgoricën destinacion të parë gjatë vizitës në rajon që do të zhvillojë në fillim të këtij viti.

Moldavia, Serbia, Ukraina më afër BE-së

Pjesë e zgjerimit janë edhe shtete të tjera. Për Ukrainën dhe Moldavinë pritet të ketë një vendim historik për hapjen e disa nga 33 kapitujt e zgjerimit gjatë Presidencës polake. Por, kjo nuk nënkupton se puna do të kryhet. Në mënyrë që të gjitha shtetet të vazhdojnë integrimin, duhet pajtimi i të gjithëve, përfshirë edhe i skeptikëve si Hungaria dhe Sllovakia që janë gjithnjë e më shumë kritikë ndaj integrimit të Kievit në BE.

Advertisement

Ka gjasa që Serbia po ashtu të hapë kapituj të rinj, për herë të parë që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës. Shtetet kundërshtare, sikurse ato në Baltik, Polonia, e madje edhe Holanda duhet të pajtohen për këtë, edhe pse ato kanë shprehur zemërimin e tyre me afërsinë e Beogradit me Rusinë dhe për kthimin prapa të sundimit të ligjit.

Megjithatë, Gjeorgjia do të qëndrojë në vendnumëro. Në BE ende nuk ka një qëndrim sesi të sillen me Tbilisin, teksa ekzekutivi atje ka ndërmarrë një sërë vendimesh kundërthënëse që janë kritikuar nga Perëndimi. Për sanksione ndaj personave të lidhur me partinë në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane, sikurse vendosi SHBA-ja, nuk ka konsensus, por ka të ngjarë që BE-ja të suspendojë liberalizimin e vizave.

Në Bruksel mendojnë se Gjeorgjia tani do të jetë në pozitë të njëjtë si Turqia, zyrtarisht kandidate për anëtarësim në BE, por de facto rruga e saj e anëtarësimit do

Advertisement

Situata në shtetet e tjera

Evropa, në aspektin politik, gjithnjë e më shumë po rrethohet nga forca populiste që po fitojnë terren gjithandej në kontinent.

Më 2025, disa shtete të mëdha të BE-së do të jenë dukshëm më të dobëta. Gjermania do të nisë vitin me periudhë zgjedhore, pasi më 23 shkurt ajo do të mbajë zgjedhjet parlamentare. Përderisa një koalicion mes qendrës së djathtë, CDU, dhe qendrës së majtë, SPD, ka të ngjarë të formohet pas zgjedhjeve, partia e ekstremit të djathtë, AfD, me gjasë do të fitojë 20 për qind të votave – që do të ishte rezultati më i mirë i arritur në nivel kombëtar.

Advertisement

Në Francë, situata është më e paqëndrueshme për shkak të Qeverisë jostabile që ka mbështetjen e heshtur nga ekstremi i djathtë, derisa të mbahen zgjedhjet e reja në korrik.

Qeveritë në Spanjë dhe Holandë janë të lëkundura dhe mund të rrëzohen gjatë këtij viti. Më në lindje, miliarderi çek, populisti Andrej Babis, me gjasë do të fitojë zgjedhjet në tetor, duke e sjell Pragën politikisht më afër Hungarisë dhe Sllovakisë. Ndërkaq, në Austri, FPO-ja e ekstremit të djathtë së fundi mori për herë të parë mandatin për formimin e Qeverisë, gjë që potencialisht mund ta rreshtojë edhe Vjenën në bllokun populist të Evropës Qendrore.

Sa i përket Polonisë, ekziston një mendim se lideri i saj, properëndimori Donald Tusk, tani është politikani më i fortë në BE. Ai po ashtu ndihmohet edhe nga udhëheqja e Presidencës së BE-së, ka marrëdhënie të mira me Uashingtonin dhe ka qenë shpenzuesi më i madh ushtarak sa i përket përqindjes së Bruto Prodhimit Vendor në NATO.

Advertisement

Por, edhe Varshava do të jetë e shpërqendruar nga zgjedhjet, pasi do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 18 maj dhe rundin e dytë më 1 qershor.

Aleati i Tuskut, kryetari i Varshavës, Rafal Trzaskowski, konsiderohet favorit në këto zgjedhje dhe nëse ai fiton, Tusk do të konsolidonte pushtetin në vend. Por, kandidati konservator Karol Nawrocki, pritet të jetë kundërkandidat i tij dhe fushata zgjedhore do të marrë vëmendjen e vendit gjatë pranverës.

Advertisement
Continue Reading

Kosova

I dhanë mundësinë të krijojë qeverinë pa opozitën, Kurti mesazh falënderues për të gjithë votuesit e LVV: U jemi mirënjohës përjetë

Published

on

By

Me një mesazh falënderues u është drejtuar Albin Kurti të gjithë votuesve të partisë së tij në zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën dje në Kosovë, dhe që i dhanë mundësinë të krijojë qeverinë pa opozitën.

Kurti tha se puna vazhdon, dhe premtoi se siguria e begatia do të shtohen.

“Në dhjetë ditë fushatë, dhjetëra mijëra duar të shtrënguara e mijëra dyer të hapura nga ju në qindra takime e tubime anembanë.

Na pritët me ngrohtësi e besim, e për këtë ju falënderoj përzemërsisht. Jeni shumë, madje aq shumë sa shumicës nuk ua njohim e dimë emrin. Dhe, u angazhuat pa kursim për fitoren e VETËVENDOSJE!-s me partnerë, për fitoren tuaj.

Advertisement

Të dashur bashkatdhetarë që erdhët nga Evropa, Amerika e nga çdo cep i botës, ose që votuat me postë apo fizikisht pardje në ambasadat e konsullatat tona, u jemi mirënjohës përjetë për kontributin tuaj të pamatshëm për liri e shtet dhe komb, si dhe për përkrahjen vendimtare që e bëri fitoren në këto zgjedhje aq madhështore saqë historike.

Puna vazhdon, siguria e begatia do të shtohen. Na priftë e mbara!”, shkruan Kurti.

Advertisement
Continue Reading

Kosova

“Kurti fitues pas muajsh bllokade politike”, BBC: Normalizimi i marrëdhënieve me Brukselin dhe Uashingtonin në axhendën e qeverisë së re

Published

on

By

Partia nacionaliste shqiptare Vetëvendosje ka fituar një fitore bindëse në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, sipas rezultateve paraprake.

Me 90% të votave të numëruara, kjo parti, emri i së cilës do të thotë “vetëvendosje”, ka marrë 50.8% të votave, çka i siguron liderit të saj, Albin Kurti, një mandat të tretë në pushtet.

Dy partitë kryesore opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e qendrës së djathtë dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë marrë përkatësisht 20.98% dhe 13.89% të votave.

Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet edhe në muajin shkurt, por pa arritur shumicën, dhe Kosova ka qenë pa një qeveri funksionale që nga ajo kohë.

Advertisement

Kjo bllokadë ngriti një pyetje të madhe mbi këto zgjedhje të dyta parlamentare brenda vitit: a do ta ndëshkonin votuesit Kurtin për muajt e gjatë të ngërçit në Kuvendin e Kosovës, apo partitë opozitare që refuzuan të merrnin parasysh një koalicion me lëvizjen e tij të majtë?

Elektorati ka dhënë një përgjigje të qartë. Edhe pse rezultati nuk mjafton për t’i siguruar Kurtit qeverisje pa partnerë koalicioni, ai nuk pritet ta ketë të vështirë të gjejë mbështetje te deputetët e partive të pakicave etnike, të cilat kanë të garantuara 20 nga 120 vendet në Kuvend.

Kjo është fitorja e katërt radhazi e Vetëvendosjes në zgjedhjet parlamentare. Rezultati përbën një rehabilitim politik pas bllokimit nga partitë opozitare të përpjekjeve të Kurtit për të formuar qeveri pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Advertisement

Kurti e quajti këtë “fitoren më të madhe në historinë e vendit” dhe tha se pret që opozita këtë herë të bashkëpunojë, e jo të pengojë proceset.

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e renditur e treta, sinjalizoi se kjo mund të jetë e mundur. “Kur flasin votuesit, rezultati nuk mund të injorohet,” shkroi ai në rrjetet sociale. “Kërkohet reflektim dhe veprim i përgjegjshëm,” shtoi ai.

Në lojë janë shumë interesa. Kosova ka humbur qindra miliona euro fonde nga Bashkimi Evropian për shkak të mungesës së një qeverie funksionale. Kurti përmendi gjithashtu marrëveshje të mundshme me Bankën Botërore, të cilat do ta çonin shumën totale në mbi 1 miliard euro.

Advertisement

Rregullimi i marrëdhënieve me mbështetësit kryesorë ndërkombëtarë të Kosovës, BE-në dhe SHBA-në, pritet gjithashtu të jetë në axhendë. Kurti ka zemëruar Brukselin dhe Uashingtonin duke ndërmarrë vazhdimisht veprime ndaj institucioneve që u shërbejnë pakicës serbe në Kosovë – nga zyrat postare deri te institucionet shëndetësore – duke rritur tensionet në veriun e Kosovës me shumicë serbe.

BE-ja ka rënë dakord më në fund të heqë masat ndëshkuese të vendosura në vitin 2023, por pritet të kërkojë nga Kurti një qasje më pragmatike ndaj dialogut të ngecur për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, në vend të vijës së tij zakonisht dogmatike. Duke pasur parasysh marrëdhëniet e ftohta me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, kjo mund të mbetet një shpresë e kotë.

Fakti që votuesit e Kosovës kanë mbështetur fuqishëm një figurë kaq polarizuese pasqyron pakënaqësinë e tyre ndaj alternativave. Partitë e lidhura me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dominuan qeverisjen në dekadën pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë në vitin 2008, por nuk arritën të përmbushin premtimet për prosperitet.

Advertisement

Një analist, Artan Muhaxhiri, vuri në dukje “shkeljet e panumërta të kushtetutës nga Vetëvendosje, mungesën e zhvillimit ekonomik dhe prishjen e marrëdhënieve me aleatët” gjatë viteve të saj në pushtet.

Megjithatë, ai përfundoi se “pavarësisht të gjitha mangësive, qytetarët e kanë konsideruar opozitën më të dëmshme”.

Advertisement
Continue Reading

Kosova

Përfundon numërimi i votave për subjektet politike, nis numërimi për kandidatët në 38 Qendra Komunale

Published

on

By

Të dielën në mbrëmje, është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve për subjektet politike në 2,557 vendvotime ku është zhvilluar votimi i rregullt.

Sipas procedurave, të gjitha materialet zgjedhore janë tërhequr dhe vendosur në Qendrat Komunale të Numërimit në 38 komunat e vendit.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, numërimi i fletëvotimeve të subjekteve politike të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës bëhet në vendvotim, pasi të përfundojë procesi i votimit, ndërkaq, numërimi i votave të kandidatëve për deputetë bëhet në Qendra Komunale të Numërimit.

Përveç numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, në këto qendra, sipas Rregullores Zgjedhore të KQZ-së për Qendrat Komunale të Numërimit, do të bëhet edhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.

Advertisement

Ky proces, i njëjtë do të bëhet në 38 Qendra Komunale të Numërimit, në të cilat do të punohet me dy orare. Numërimi i votave të kandidatëve dhe verifikimi i rezultateve, do të bëhet duke ofruar transparencë të plotë dhe nën monitorimin e vëzhguesve.

Përveç organizimit të votimit në 2,557 vendvotime të rregullta, ka mundësuar:

–              votimin me kusht në 38 qendra votimi me 57 vendvotime;

Advertisement

–              votimin jashtë vendvotimeve përmes ekipeve mobile votuesit me nevoja të veçanta dhe

–              votimin jashtë Kosovës në përfaqësitë diplomatike dhe përmes postës.

Sipas të dhënave preliminare, nga 57 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht.

Advertisement

Së shpejti do të kemi edhe të dhënat nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i cili është realizuar jashtë vendvotimeve. Numri i votuesve të regjistruar në këtë program votimi ka qenë 2,860.

Nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi në 29 përfaqësi diplomatike, nga 19,187 shtetasit e regjistruar, kanë votuar 16,165 prej tyre apo 84.24%. Ndërkaq, nga votimi përmes postës, numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë. Nga ky lloj votimi, ende nuk kemi të dhëna përfundimtare për numrin e pakove me fletëvotime pasi këto të dhëna do t’i kemi pas përfundimit të procesit të tërheqjes së tyre nga kutitë postare. Sipas të dhënave preliminare, vetëm nga tërheqjet e dy kutive postare, në Berlin dhe Bern, janë tërhequr 18 mijë pako të supozuara me fletëvotime. 

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Sports1 hour ago

Zbulohet pas 12 vitesh, çfarë tha Michael Schumacher para se të aksidentohej

Sports1 hour ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

Bota1 hour ago

20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër!

UK2 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania2 hours ago

Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë

Sports2 hours ago

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

Kosova2 hours ago

I dhanë mundësinë të krijojë qeverinë pa opozitën, Kurti mesazh falënderues për të gjithë votuesit e LVV: U jemi mirënjohës përjetë

Albania2 hours ago

Vlora 4 ditë pa ujë, kryetarja e bashkisë: Defekti, fatkeqësi natyrore. Ujësjellësi s’është në varësinë tonë, protestën po e bën opozita

Bota2 hours ago

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

Albania3 hours ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania3 hours ago

Shpërthimi në Shkodër, OSHEE përgënjeshtron Policinë: Nuk ka ndodhur për shkak të boksit të matësve në pallat

Albania3 hours ago

Berisha: Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin. Kjo është rruga!

Kosova3 hours ago

“Kurti fitues pas muajsh bllokade politike”, BBC: Normalizimi i marrëdhënieve me Brukselin dhe Uashingtonin në axhendën e qeverisë së re

Bota3 hours ago

Kush është “zbatuesi hije” i Shtëpisë së Bardhë me ndikim të jashtëzakonshëm te Trump

Kosova3 hours ago

Përfundon numërimi i votave për subjektet politike, nis numërimi për kandidatët në 38 Qendra Komunale

Albania2 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK2 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania3 hours ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

UK2 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania18 hours ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Sports1 hour ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

Albania18 hours ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Albania19 hours ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

UK17 hours ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania3 hours ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Kosova19 hours ago

Dalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind

Bota11 hours ago

Përplasjet kufitare Taxhikistan-Taleban: Çfarë fshihet pas tyre, pse ndikojnë në Kinë?

UK7 hours ago

Spitalet paralajmëruan se kriza e kujdesit në fund të jetës kërcënon trajtimin

UK7 hours ago

Disidenti egjiptian kërkon falje për tweets, ndërsa konservatorët kërkojnë dëbim nga Mbretëria e Bashkuar

Bota18 hours ago

Presidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump

Trending