Albania
Raporti i AI: Qeveritë e përdorën pandeminë për të minuar të drejtat e njeriut, Shqipëria nuk mori masa
Disa masa për të luftuar pandeminë kanë përkeqësuar nivelin e pabarazisë në Evropë dhe Azinë Qendrore, thuhet në një raport të organizatës për të drejtat e njeriut, Amnesty International (AI). Një numër i qeverive, sipas raportit, e përdorën krizën e pandemisë “për marrjen e pushtetit, minimin e lirive dhe si një arsye për të injoruar obligimet për të drejtat e njeriut”. Në raportin për të drejtat e njeriut në botë, organizata thekson se masat e qeverive ndaj pandemisë “ekspozuan përjashtimin shoqëror, pabarazinë dhe mbivlerësimin e shtetit”.
“Afër gjysma e të gjitha vendeve në rajon kanë vendosur gjendje të jashtëzakonshme në lidhje me COVID-19 dhe qeveritë kanë kufizuar të drejtat e tilla si liria e lëvizjes, shprehja dhe tubimet paqësore”, thotë AI.Zbatimi i izolimit dhe masave të tjera të shëndetit publik , thuhet në raport, goditën individët dhe grupet e margjinalizuara. Këto grupe janë shënjestruar duke u goditur me dhunë, kontrolle identiteti, karantina dhe gjobitje. Romët dhe njerëzit në lëvizje, përfshirë refugjatët dhe azilkërkuesit, u vendosën nën “karantina të detyrueshme” diskriminuese në Serbi, Hungari, Greqi, Bullgari, Sllovaki, Qipro, Francë dhe Rusi. Hulumtuesit e Amnesty International kanë zbuluar se zyrtarët për zbatimin e ligjit përdorën në mënyrë të paligjshme forcën dhe kryen shkelje tjera në Belgjikë, Francë, Gjeorgji, Greqi, Itali, Kazakistan, Kirgizi, Poloni, Rumani dhe Spanjë. Shumë vende, ku liritë dhe të drejtat e njeriut kanë qenë të kufizuara, gjatë vitit 2020 situata u përkeqësua, pasi autoritetet vendosën më shumë kufizime. Autoritetet ruse shkuan përtej, duke mos goditur vetëm organizatat, por edhe individët e cilësuar si “agjentë të huaj”.
Raporti vë theksin te dhuna brutale, të cilën policia bjelloruse e përdori ndaj protestuesve të cilët kundërshtonin rezultatin zgjedhor si të manipuluar. Qeveritë në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Francë, Hungari, Kazakistan, Poloni, Rumani, Rusi, Turqi, Turkmenistan dhe Uzbekistan, sipas Amnesty International, e “keqpërdorën legjislacionin ekzistues, dhe atë ri, për të kufizuar lirinë e shprehjes”. Organizata thekson se qeveritë gjithashtu nuk morën masa të mjaftueshme për të mbrojtur gazetarët dhe sinjalizuesit, duke përfshirë punëtorët shëndetësorë dhe nganjëherë shënjestruan ata që kritikuan përgjigjet e qeverisë ndaj pandemisë.
“Këto raste janë shënuar në Kosovë, Shqipëri, Bosnjë, Armeni, Bjellorusi, Hungari, Kazakistan, Poloni, Rusi, Turqi, Ukrainë dhe Uzbekistan”, thuhet në raport.
Gërryerja e pavarësisë së gjyqësorit
Amnesty International thotë se qeveritë në Turqi, Poloni, Hungari dhe në vendet tjera, gjatë vitit 2020 kanë vazhduar të ndërmarrin veprime të cilat kanë shkatërruar pavarësinë e gjyqësorit.
“Kjo përfshin disiplinimin e gjyqtarëve ose ndërhyrjen në emërimet e tyre”, thuhet në raport.
Në Rusi dhe në “pjesën më të madhe” të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, shkeljet e së drejtës për një gjykim të drejtë mbetën “të përhapura” dhe autoritetet përmendën pandeminë për të mohuar takimet e të burgosurve me avokatë dhe për të ndaluar publikun të përcjellë gjykimet.
Kufizimi i hapësirës për mbrojtësit e të drejtave të njeriut
Disa qeveri në Evropë dhe në Azinë Qendrore kanë kufizuar edhe më shumë hapësirën për mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe organizatat joqeveritare, thuhet në raport. Kjo, sipas Amnesty International është bërë përmes “ligjeve dhe politikave kufizuese dhe retorikës stigmatizuese”. Protestuesit paqësorë, mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe aktivistët civilë dhe politikë në Rusi u përballën me arrestime dhe ndjekje penale. Në Kirgizi ndryshimet e propozuara në legjislacionin për OJQ-të parashihnin kërkesa “të vështira” të raportimit financiar, ndërsa “legjislacioni i ri kufizues i OJQ-ve u diskutua” edhe në Serbi, Bullgari, Greqi, dhe Poloni./REL
Albania
Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, tre të plagosur dërgohen në spital
Një aksident rrugor u regjistrua rreth orës 10:30 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dy automjete u përplasën mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.
Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet pësuan dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të paktën tre persona mbetën të plagosur. Të lënduarit u transportuan me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Albania
Aksident i fortë në Lushnjë, përfshihet familja me katër persona, makina u rrotullua disa herë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.
Në mjetin tip Benz udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip Volkswagen një person i vetëm. Pavarësisht përplasjes së fortë, asnjë prej të lënduarve nuk është paraqitur në spital, pasi kanë marrë vetëm lëndime të lehta.
Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim. Përplasja ishte shumë e fortë: mjeti tip Volkswagen u rrotullua disa herë në ajër, ndërsa mjeti tip Benz u dëmtua rëndë në pjesën e përparme, duke u shkatërruar pjesërisht.
Si pasojë e aksidentit, trafiku në aksin nacional Lushnjë–Rrogozhinë u bllokua për rreth 30 minuta. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Albania
Përgjaket 2026, 3 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Tepelenë
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ku 3 të rinj kanë humbur jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
Albania1 day ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK1 day agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports4 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
