Tregu ndërkombëtar i transferimeve u rrit këtë verë, duke thyer rekordet e mëparshme vetëm një vit para Kupës së Botës 2026. Sipas një raporti të publikuar nga FIFA, klubet shpenzuan gjithsej 9.76 miliardë dollarë (8.36 miliardë euro) për rekrutimin e lojtarëve, rreth 50% më shumë sesa në afatin kalimtar të verës 2024 dhe shumë më lart se rekordi i mëparshëm i vendosur në vitin 2023 (7.43 miliardë euro).
Liga angleze, ku Liverpooli mban vendin e parë, mbetet liderja e padiskutueshme për sa i përket transferimeve me 2.73 miliardë euro. Gjermania vjen me një distancë të caktuar (980 milionë euro), përpara Italisë (813 milionë euro) dhe Francës (625 milionë euro), ndërsa Arabia Saudite ka rënë në vendin e gjashtë pasi u ngrit në të dytin në verën e vitit 2023.
Pavarësisht shifrave dukshëm më të ulëta, tregu i futbollit të femrave vazhdon të rritet, me një rritje prej 80% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2024, duke arritur në 12.3 milionë dollarë.