Raporti i inteligjencës britanike: Dështoi plani rus për të nisur një ofensivë të fuqishme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe publikoi raportin e fundit nga lufta në Ukrainë, ku thuhet se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse, Valery Gerasimov, humbi avantazhin dhe dështoi që të nis një ofensivë të fuqishme gjatë dimrit.

Raporti thekson se gjenerali Gerasimov mori komandën e “operacionit special ushtarak” në Ukrainë më 11 janar të vitit 2003.

“Mandati i Gerasimov karakterizohet nga një përpjekje për të nisur një ofensivë të përgjithshme dimërore që synon zgjerimin e kontrollit rus mbi të gjithë rajonin e Donbasit. Tetëdhjetë ditë më vonë, është gjithnjë e më e qartë se ky projekt ka dështuar”, njoftoi ministria.

Ata besojnë se forcat ruse arritën vetëm përfitime të vogla në disa pjesë të Donbasit me koston e dhjetëra mijëra viktimave.

“Pas dhjetë vjetësh në krye të komandës ruse, ekziston një mundësi reale që Gerasimov po i shtyn kufijtë se deri ku udhëheqja politike ruse do të tolerojë dështimin”, përfundoi Ministria britanike e Mbrojtjes.

Ndryshe, Ukraina dhe Rusia aktualisht përballjen më të ashpër e kanë në qytetin e Bakhmutit, ku rusët raportohet se kanë humbur mijëra ushtarë.

Share This Article