Raporti i KLSH, Meta: Dëmi ekonomik prej 138 miliardë lekësh për shkak të korrupsionit të  “Rilindjes”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Opozita e ka komentuar si një këmbanë alarmi raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku, sipas saj, Shqipërisë i është shkaktuar një dëm ekonomik prej 138 miliardë lekësh për vitin 2022.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar se ky dëm ka ardhur si rezultat i korrupsioni, i cili, sipas tij, “është i vetmi qëllim madhor i “Rilindjes””.  

Meta informon ndër të tjera se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një dëm ekonomik prej 138 miliardë lekë gjatë vitit 2022 për shkak të keqmenaxhimit të fondeve publike dhe shkeljeve ligjore, ku dëmi më i lartë prej 107 miliardë lekë lidhet me Tatimet dhe Doganat.

“Vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën tek të rinjtë, që në masë po detyrohen të braktisin vendin! Çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit, si dhe rivendosja e Llogaridhënies është interesi dhe prioriteti ynë kombëtar!”- shkruan Meta.

Share This Article