• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, June 6, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Raporti i Kongresit të SHBA: Edi Rama shpenzoi mijëra dollarë në hotelin e Trump

Raporti i Kongresit të SHBA: Edi Rama shpenzoi mijëra dollarë në hotelin e Trump

by albnews
5 January, 2024
in Albania, Bota
0
78
VIEWS

Midis viteve 2017-2020, kryeministri shqiptar, Edi Rama, këshilltarët e tij dhe ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri shpenzuan rreth 6 mijë USD në hotelin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump në Uashington.

Raporti i Kongresit të SHBA: Edi Rama shpenzoi mijëra dollarë

Detajet specifike të shpenzimeve janë pjesë e një raporti prej 156 faqesh të titulluar: “Shtëpia e Bardhë në shitje”, i përgatitur nga anëtarët të demokratëve të Komisionit të Mbikëqyrjes dhe Llogaridhënies në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA. Raporti i cilëson pagesa të tilla si përpjekje për të ndikuar mbi ish-presidentin e SHBA-ve.

Duke përdorur dokumente të siguruara nëpërmjet një beteje ligjore nga kompania ‘Mazars’, raporti detajon shpenzimet e zyrtarëve të huaj në favor të bizneseve të presidentit Trump, të cilat në total kapin një vlerë prej 8.7 milionë USD.

“Duke i ngritur interesat e tij personale financiare dhe prioritetet politike të fuqive të huaja të korruptuara mbi interesin publik amerikan, ish-Presidenti Trump ka shkelur, si urdhëresat e qarta të Kushtetutës ashtu edhe precedentin e kujdesshëm të vendosur dhe të respektuar nga çdo president i mëparshëm në krye,” shkroi në një hyrje të raportit përfaqësuesi Jamie Raskin i Maryland, demokrati kryesor në Komitetin e Mbikëqyrjes.

Sipas raportit, në janar dhe mars të vitit 2018, këshilltarët e Ramës, Dorjan Duçka, Endri Fuga dhe Keisi Seferi shpenzuan secili mbi 1,000 USD. Vetë Rama shpenzoi 1,158 USD gjatë një vizite në mars 2018. Gjithashtu, Damian Gjiknuri, atëherë ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, shpenzoi për një qëndrim prej 1,025 USD në qershor 2018.

Shpenzimet përkojnë me një periudhë të trazuar në politikën shqiptare që erdhi pas zgjedhjes në detyrë të presidentit Trump.

Në atë kohë, Partia Demokratike e Shqipërisë në opozitë, e udhëhequr nga Lulzim Basha ndërmori një fushatë që përkonte me retorikën e Trump [Bëjeni Shqipërinë të madhe sërish] dhe i akuzoi socialistët me në krye Edi Ramën për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Zgjedhjet e vitit 2017 në Shqipëri u karakterizuan nga bojkotet, protestat dhe akuzat për manipulim të votave.

Sipas raportit, përplasja politike lokale në Tiranë u transferua në një përpjekje përtej oqeanit nga PD dhe PS për të influencuar administratën Trump nëpërmjet lobimit.

Partia Socialiste e Ramës punësoi lobistin Brian Ballard, një mbledhës fondesh i shquar për Trump dhe lobist në Uashington, kundrejt një tarife prej për 20 mijë USD në muaj. Rivali i tij politik, Basha, angazhoi Nicholas Muzin, një ish-ndihmës i Senatorit Ted Cruz dhe këshilltar i fushatës së Trump.

Nëpërmjet lobisitit Nicholas Muzin, kreu i Partisë Demokratike Luzlim Basha arriti të siguronte një foto me Donald Trump dhe e përdori atë gjerësisht në fushatën për zgjedhjet parlamentare ne vitin 2017, ku ai rezultoi i pasukseshëm.

“Fakti që politikanët e huaj mund të marrin një takim, të bëjnë një shtrëngim duarsh dhe të bëjnë një foto që shpërndahet gjerësisht në vendin e tyre – kjo është me shumë vlerë për ta,” vlerëson raporti, duke cituar një lobist amerikan.  “Ata do të bënin pothuajse çdo gjë për ta arritur këtë.”

Sipas raporti të Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Llogaridhënies, qëndrimi i kryeministrit Edi Rama në hotelin e Trump në Uashington me datë 3 dhe 4 mars 2018, lidhet me një takim me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, ndaj të cilit u ngritën akuza nga prokurorë Federalë për mosdeklarimin e marrëdhënies me Ramën dhe oligarkun rus, Oleg Deripaska.

Gjithashtu, McGonigal akuzohet se përfitoi qindra mijë dollarë në cash nga një biznemen shqiptaro-amerikan nga Nju Xhersi, Agron Neza – i lidhur me këshilltarin e Edi Ramës, Dorian Duçka.

“Departamenti i Drejtësisë [në SHBA] përcaktoi se zoti McGonigal kishte udhëtuar më parë në Shqipëri për të takuar zotin Rama disa herë dhe, deri në takimin e 4 marsit, zoti McGonigal kishte marrë 225 mijë USD në pagesa cash nga zoti Neza,” shkruan raporti.

“Gjithashtu, pretendohet se zoti McGonigal kishte kaluar informacione potencialisht dëmtuese rreth zotit Muzin—lobisti amerikan për kundërshtarin kryesor të zotit Rama—nga zyra e zotit Rama tek zyrtarë të tjerët në SHBA,” shton raporti.

Sipas prokurorëve federalë në SHBA, Edi Rama ka darkuar me Charles McGonigal dhe Agron Nezën me 4 mars 2018 në hotelin Trump në Uashington. McGonigal është deklaruar fajtor për fshehjen e aktivitetit të tij në favor të kryeministrit shqiptar.

Kryeministri Edi Rama zgjodhi ta frekuentonte hotelin ndërkombëtar Trump në Uashington, gjatë vizitës së tij në Mars 2018. Gjatë dy netëve, Rama dhe ndihmësit e tij shpenzuan 3,474 USD në hotel. Ata qëndruan në të njëjtin kat me Agron Nezën. Nuk ka asnjë të dhënë që McGonigal të ketë qëndruar në Hotelin Ndërkombëtar Trump gjatë kësaj periudhe.

Ndërsa, Dorjan Duçka, një tjetër këshilltar i Ramës i përfolur në çështjen McGonigal, rezervoi katër dhoma gjatë dy netëve në Hotelin Ndërkombëtar Trump në Uashington, më 18 dhe 19 Janar 2018, me një kosto prej 1,503 USD.

Të dhënat e siguruara nga kongresmenët e SHBA, tregojnë gjithashtu se ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ka qëndruar gjithashtu në Hotelin Ndërkombëtar Trump në Uashington nga 24 qershor deri më 26 qershor 2018, duke shpenzuar 1,025.66 USD.

Përveç qeveritarëve shqiptarë, edhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe këshilltarët e tij kanë shpenzuar gati 5 mijë USD në Hotelin Ndërkombëtar Trump në Uashington./BIRN

Previous Post

“Ardit Gjebrea na dilte me shami, sot luan me Edi Ramën!”/ Lubonja “dush të ftohtë” moderatorit: Humbje dinjiteti dhe personaliteti

Next Post

Biden mbështeti Vuçiç? Reagon Shtëpia e Bardhë: Qëndrimi ynë ndaj rajonit të Ballkanit nuk ka ndryshuar

albnews

albnews

Related Posts

Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen
Bota

Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen

6 June, 2025
Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën
Bota

Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën

6 June, 2025
Mbyllet afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH: Në garë dhe Gledis Nano
Albania

Mbyllet afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH: Në garë dhe Gledis Nano

6 June, 2025
Next Post
Biden mbështeti Vuçiç? Reagon Shtëpia e Bardhë: Qëndrimi ynë ndaj rajonit të Ballkanit nuk ka ndryshuar

Biden mbështeti Vuçiç? Reagon Shtëpia e Bardhë: Qëndrimi ynë ndaj rajonit të Ballkanit nuk ka ndryshuar

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen

Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen

6 June, 2025
Hapet Bienalja e Dizajnit 2025 në Londër

Hapet Bienalja e Dizajnit 2025 në Londër

6 June, 2025
Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën

Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën

6 June, 2025
Mbyllet afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH: Në garë dhe Gledis Nano

Mbyllet afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH: Në garë dhe Gledis Nano

6 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4830 shares
    Share 1932 Tweet 1208
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2437 shares
    Share 975 Tweet 609
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1893 shares
    Share 757 Tweet 473
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1825 shares
    Share 730 Tweet 456
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1706 shares
    Share 682 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM