Raporti i Moneyval kundër pastrimit të parave: Shqipëria në listën gri, të mbahet në monitorim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është publikuar së fundmi raporti i Moneyval, i cili është një mekanizëm i Komisionit Europian që bën vlerësimin e riskut të pastrimit të parave, duke ndalur ndër të tjera në ecurinë e përgjithshme të vendeve që janë në monitorim të zgjeruar.

Në lidhje me vendin tonë, në raportin e përvitshëm thuhet se Shqipëria ndodhet në listën gri dhe duhet të mbahet në monitorim të vazhdueshëm.

“Raporti monitorues i radhës për Shqipërinë doli në përfundimin se ky vend nuk ka përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme masat për të luftuar pastrimin e parave dhe financimimin e terrorizmit në përputhje me rekomandimet e FATF. Ndër çështjet e tjera, raporti ekzaminoi standardet e reja ndërkombëtare të aplikuara për asetet virtuale, duke përfshirë, kriptovalutat dhe ofruesit e këtyre aseteve.

MONEYVAL vendosi që Shqipëria të mbetet monitorim të zgjeruar dhe të raportojë më tej mbi progresin e mëtejshëm për të forcuar zbatimin e masave mbi pastrimin e parave dhe luftës ndaj terrorizmit në baza vjetore”, shkruhet mes të tjerash në raport.

Share This Article