Pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR rreth zgjedhjeve lokale në Shqipëri, ka reaguar ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, sipas të cilit “OSBE foli, 30 qershori ra, tani përpara të shpëtojmë vendin”.
“Shqipëria nuk ka më asnjë minutë kohë për të humbur më këtë tufë banditësh që kanë rrëmbyer qeverisjen e vendit. Raporti i OSBE -ODIHR i vuri vulën e zezë votimeve moniste kriminale të 30 qershorit”, u shpreh Vasili, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Reagimi i plotë:
OSBE foli,30 qershori ra,tani perpara te shpetojme vendin!!
Shqiperia nuk ka me asnje minute kohe per te humbur me kete tufe banditesh qe kane rrembyer qeverisjen e vendit.
Raporti i OSBE -ODIHR i vuri vulen e zeze votimeve moniste kriminale te 30 qershorit.
Eshte misioni i cdo qytetari dhe opozites qe te jene ne kembe dite e nate per te shpetuar vendin.
Maskarenjte qe kercenojne qytetaret me vendin e punes dhe deri edhe heqjen e ndihmes sociale jane nje turp qe duhet shkulur me rrenje.
Nuk mundet me qe te lihet Shqiperia ne duart e nje sharlatani politik si Edi Rama i cili shkaterroi imazhin dhe rrenoi ekonomine e vendit.
Gjithe bota tashme e di qe Shqiperia eshte zaptuar nga nje klike horrash te cilet e kthyen vendin me mbrapa se sa edhe monizmi i para viteve 90′.
Antishteti i instaluar nga Edi Rama nuk pyet as per kushtetute,ligj,kode e rregulla por thjesht pyet per ate qe ju duhet dhe u intereson krimineleve banditeve trafikanteve te te gjitha llojeve e sojeve.
Cdo veprim per te mbrojtur vendin nga pushtuesit ne qeveri eshte detyrim dhe legjitim.
Asgjesimi i zgjedhjeve nga Edi Rama eshte krimi me i rende ndaj te sotmes dhe te ardhmes se shume brezave ndaj detyra e mbrojtjes se zgjedhjeve te lira ecte ndershme eshte e shenjte.
OSBE foli tani eshte radha jone….