Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në rrjetin social Facebook pas raportit të korrupsionit nga “Transparency International”.
Kurti tha se qeveria e drejtuar nga ai ka luftuar korrupsionin dhe se kjo reflektohet në raportin e kësaj organizate.
“Kosova ngrihet për 10 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International në krahasim me vitin e kaluar – në total për 31 vende prej se kemi marrë drejtimin e qeverisë”, shkruan Kurti.
Kosova ka shënuar përparim në lehtë në luftimin e korrupsionit më 2024, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International.
Këtë vit, Kosova është vlerësuar me 44 pikë, kundrejt 41 pikëve që kishte në vitin 2023.