Raporti i vitit të fundit, Gallup: Shqiptarët më të stresuarit në Ballkan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqiptarët janë më të stresuarit në Ballkan për vitin 2021. Këto rezultate dalin në pah nga raporti i kompanisë amerikane Gallup.

Matjet e realizuara nga Indeksi i Emocioneve për vitet 2021/2022, tregojnë se 59% e shqiptarëve kanë pohuar se stresi ka mbizotëruar mbi ndjesitë e mira apo pozitive, një shifër kjo goxha shqetësuese.

Raporti për vitin që lamë pas, ka arritur të thyejë edhe rekordin e vitit 2020, vit kur pandemia pushtoi të gjithë globin. Rreth 41 për qind e të rriturve në të gjithë botën, pranuan se në 2021 përjetuan më shumë stres se më parë.

Por duket se një tjetër pandemi është në prag. Vetmia, një fenomen i heshtur, ka një tendencë në rritje. Një e pesta e të intervistuarve, pohuan se nuk kanë një person të vetëm tek i cili mund të mbështeten për ndihmë.

Puna është një tjetër faktor ndikues në shtimin e stresit. Kur njerëzit nuk janë të kënaqur aty ku kalojnë 8 orë të ditës, statistikisht kanë më shumë gjasa të përjetojnë emocione negative sesa dikush që nuk ka punë fare.

Share This Article