Më shumë se një e treta e njerëzve në një nga provincat më të goditura në Itali kanë pasur koronavirus gjatë dy muajve të fundit, thuhet në një raport.
Autoritetet në Bergamo, Lombardi, e bënë vlerësimin bazuar në analizën e një aplikacioni për ndjekjen e COVID-19 të lançuar në fillim të këtij muaji.
Aplikacioni lejon që vendasit të regjistrohen dhe përditësojnë çdo ditë gjendjen e tyre shëndetësore, duke u dhënë autoriteteve të dhëna të çmuara për të monitoruar pandeminë.
Një raport, bazuar në të dhënat nga 12-20 Prill, zbuloi se 35 përqind e përdoruesve të aplikacionit kanë ose kanë pasur COVID-19.
Aplikacioni kishte vetëm të dhëna nga 4 përqind e 1.1 milion banorëve të provincës.
Por ishte ekstrapoluar për të vlerësuar se 381,000 njerëz në rajon janë goditur nga COVID-19, nga të cilat 62,000 ende parashikohet të kenë simptoma.
Duke u konsultuar me virologët si pjesë e raportit, rreth 10% e popullsisë mund të jetë asimptomatike, duke çuar në rreth 45% të popullatës që mund të preket nga virusi, ose gati gjysmë milioni njerëz.
Raporti, megjithatë, përshkruan një vështirësi kryesore, nevojën për një madhësi më të madhe të mostrës për të siguruar saktësi. Komuna ka nisur një apel të ri, duke u bërë thirrje atyre që jo vetëm që kanë shfaqur simptoma, por edhe ata që nuk i kanë, të regjistrohen në aplikacion, dhe të logojnë statusin e shëndetit të tyre.
Në një prononcim për Euronews, zyra e kryetarit të bashkisë tha se ata kishin eleminuar përgjigjet jo në përputhje me njëra-tjetrën, për shembull, nëse një person deklaron se kishte ethe, por gjithashtu kishin shënuar një temperaturë prej 36 gradë.
Ata e pranuan që metodologjia mund të mbivlerësojë dhe nënvlerësojë. Nëse qytetarët e Bergamos janë të sëmurë rëndë, për shembull, nuk ka gjasa të plotësojnë formatin, duke çuar në një rënie të shifrave. Nuk ka asnjë mënyrë për të verifikuar që simptomat e regjistruara në uebfaqe konfirmojnë raste të virusit të cilat mund të çojnë në një ngritje të dukshme.
Ata thanë që “paragjykimi i përgjigjes” është gjithmonë i pranishëm në pyetësorë si ky.
Ata gjithashtu thanë se kuota e simptomave është në përputhje me qasjet e tjera, siç janë anketat e tjera demografike.
Bergamo është epiqendra e shpërthimit të COVID-19 të Lombardisë, me 6,000 vdekje COVID-19, sipas raportit.
Lombardia është rajoni i goditur më keq në Itali me më shumë se 13,000 vdekje./bota.al/