Pacientët e Covid-19 të cilët po marrin një ilaç testues, të quajtur remdesivir, janë shëruar shpejt, dhe shumica e tyre kthehen në shtëpi pas pak ditësh, raportoi STAT News të enjten, pasi iu referua një videoje ku diskutohej mbi testimin.
Të gjithë pacientët që morën pjesë në testit klinik të ilaçit, kishin simptoma të rënda të frymëmarrjes dhe ethe, por ishin në gjendje të largoheshin nga spitali pas të paktën një javë trajtimi, citoi STAT News.
“Lajmi më i mirë është se shumica e pacientëve tanë janë shëruar, gjë që është e shkëlqyeshme. Ne kemi humbur vetëm dy pacientë”, tha Dr. Kathleen Mullane, specialiste e sëmundjeve infektive në Universitetin e Çikagos, i cili po realizon eksperimentin klinik.
Dr. Mullane nuk iu përgjigj kërkesës për të folur në CNN. Universiteti tha se do të komentojë pasi rezultatet zyrtare të testit të jenë gati.
Nuk ka asnjë terapi të aprovuar për Covid-19, i cili mund të shkaktojë tek pacientët pneumoni të rëndë dhe shqetësime akute të frymëmarrjes akute. Por Instituti Kombëtar i Shëndetit po organizon prova dhe teste të disa ilaçeve dhe trajtimeve të tjera, mes tyre edhe ilaçi remdesivir.
Ilaçi i prodhuar nga Gilead Sciences u testua kundër Ebolës me pak sukses, por testimet e shumta te kafshët treguan se ilaçi mund të parandalojë dhe trajtojë koronaviruset që lidhen me Covid-19, duke përfshirë SARS (Sindromi respirator akut i frymëmarrjes) dhe MERS (Sindromi respirator i mesëm).
Në shkurt, Organizata Botërore e Shëndetit tha që remdesivir tregoi potencial kundër Covid-19.
Shumica e pacientëve tanë janë në gjendje të rëndë, por pjesa më e madhe e tyre janë larguar në gjashtë ditë, gjë që na tregon se kohëzgjatja e terapisë nuk duhet të jetë 10 ditë,” tha Dr. Mullinane në videon me kolegët e saj.
Sidoqoftë, provat nuk përfshijnë atë që njihet si grup kontrolli, kështu që do të jetë e vështirë të thuhet nëse ilaçi me të vërtetë po i ndihmon pacientët të shërohen më shpejt. Disa pacientë nuk e pranojnë të testojnë ilaçin derisa mjekët të jenë të sigurt nëse ky ilaçi të ndikojë vërtet në gjendjen e tyre.
Testet e ilaçit po vazhdojnë gjithashtu edhe në dhjetëra qendra të tjera klinike. Gilead është sponsorizues i testeve të ilaçit në 2,400 pacientë me simptoma të rënda Covid-19 në 152 vende testuese në të gjithë botën. Po ashtu po teston ilaçin tek 1.600 pacientë me simptoma të moderuara në 169 spitale dhe klinika në të gjithë botën.
Gilead tha se deri në fund të muajit priste rezultate nga provat.
“Ne e kuptojmë nevojën urgjente për trajtimin e COVID-19 dhe interesin që rezulton në të dhëna e ilaçit testues antiviral – remdesivir” tha kompania në një deklaratë për CNN. Por, shtoi se disa histori për pacientët janë vetëm – histori.
“Tërësia e të dhënave duhet të analizohet në mënyrë që të nxirren përfundime nga gjithë ky testim. Raportet, megjithëse inkurajuese, nuk japin fuqinë statistikore të nevojshme për të përcaktuar profilin e sigurisë dhe efikasitetit të remdesivir si një trajtim për Covid-19,” tha Gilead. (CNN)