ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera! 3 hours ago
Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të… 3 hours ago
“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi… 3 hours ago
“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje 3 hours ago
Berisha paralajmëron grevë urie: Protesta e 22 dhjetorit do të marrë tjetër formë! 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Raporti sekret i Sigurimit për Hysni Kapon: Studentët tanë në Francë shoqërohen me femra të huaja

albnews by albnews
10 January, 2021
in Albania
0
Raporti sekret i Sigurimit për Hysni Kapon: Studentët tanë në Francë shoqërohen me femra të huaja
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë, (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), të cilat i përkasin vitit 1973, ku zv/ Ministrit të Punëve të Brendshme dhe njëkohësisht, Drejtori i Sigurimit të Shtetit, Feçorr Shehu, me anë të një raport-informacioni dërguar sekretarit të Komitetit Qëndror të PPSH-së, Hysni Kapos, i cili mbulonte organet e ‘Diktaturës së Proletariatit’, i bën me dije lidhur me jetesën e sjelljet e studentëve shqiptarë që asokohe ishin me studime në Francë, ku midis të tjerash shprehet: “Astrit.., nga Dibra, me prejardhje të mirë, mbaruar shkollën e gjuhëve të huaja, me rezultate të mira, mban korrespodencë me anglezen Katerina Doris dhe me një vajzë tjetër në Francë, kurse Vladimir…… nxënës në Berat, me përbërje të mirë politike, por në letrat që i shkruan një shokut të tij në Shqipëri, i thotë, për arsye se mban flokët e gjatë, nuk shkon në ambasadë, se njihet me dy francez, me të cilat bën shëtitje me makina dhe shkon për dreka dhe për darka”.

Bisedat, takimet, marrëdhëniet dhe shoqëria me shtetas të huaj në Shqipërinë komuniste të para viteve ’90-të, përbënte një herezi dhe ata që e guxonin një gjë të tillë, e paguanin shtrenjtë. Kjo gjë vlente edhe për ata shqiptarë që u jepej mundësia për të dalë jashtë me punë, shërbime, specializime, si dhe sportistëve e artistëve, etj. Nga ky rregull strikt, nuk shpëtonin as studentët shqiptarë që u jepej mundësia të shkolloheshin e diplomoheshin në disa universitete të huaja, me të cilat Tirana zyrtare kishte lidhur marrëveshje. Jo vetëm kaq, por studentët shqiptarë që studjonin jashtë, ishin nën një survejim të rreptë të organeve të Zbulimit Politik Shqiptar që ishin atashuar nëpër ambasadat tona në vënde të ndryshme të botës, duke u kamufluar si diplomatë. Të cilat herë pas here, hartonin raporte dhe informacione, të cilat bëheshin në dy kopje dhe i’a përcillnin më pas eprorëve të tyre në Tiranë, një titullarëve të Ministrisë së Brendshme dhe një për Sekretarin e Komitetit Qëndror të PPSH-së që mbulonte organet e Diktaturës së Proletariatit.

RelatedPosts

Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të…

“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi…

Një raport i tillë është edhe ky që Memorie.al po publikon më poshtë në këtë shkrim, ku zv/Ministri i Punëve të Brendshme dhe njëkohësisht, Drejtori i Sigurimit të Shtetit, Feçorr Shehu, me anë të një raport-informacioni, me titull: “Mbi qëndrimin e disa studentëve shqiptarë në Francë”, i bënte me dije Sekretarit të Komitetit Qëndror të PPSH-së, Hysni Kapo, (i cili mbulonte organet e Diktaturës së Proletariatit), për mënyrën e sjelljes dhe jetesën e studentëve shqiptarë që asokohe ishin me studime në Francë. Raporti sekret është hartuar fillimisht nga Drejtori i Drejtorisë së Zbulimit me Jashtë të asaj kohe (Jonuz Mersini), për eprorët e tij më të lartë në Ministrinë e Brendshme dhe zv/ Ministri Feçorr Shehu, i’a ka drejtuar atë Hysni Kapos, i cili ka vënë shënimet përkatëse aty me shkrimin e tij, duke propozuar edhe kthimin në atdhe të atyre studentëve që manifestonin shfaqje të tilla. Ashtu siç do të shikojmë në raport informacionin në fjalë, rezulton se studentët shqiptarë që ishin asokohe në Francë, jo vetëm që survejoheshin në çdo hap dhe veprim që bënin, por atyre i’u kontrollohej edhe korespondenca me letra që ata komunikonin më familjarët e miqtë e tyre në Shqipëri. Raport-informacionin në fjalë, Memorie.al e publikon të plotë në shkrimin e mëposhtëm.

Raport-informacioni i Drejtorit të Sigurimit të Shtetit, Feçor Shehu, për Hysni Kapon

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE “Sekret”

MINISTRIA E PUNEVE TE BRENDESHME Ekzempl. Nr 1

DREJTORIA E I-rë Tiranë, më 8.9.1973

Nr. 4399. Prot.

LANDA: Mbi qëndrimin e disa studentëve shqiptarë në Francë

SEKRETARIT TE KOMITETIT QENDROR TE PPSH

SHOKUT HYSNI KAPO

TIRANE

Në bazë të marrëveshjes kulturale, nga vëndi ynë, janë dërguar për studime të larta në Francë një numër studentësh.

Gjatë kohës së qëndrimit atje, shokët e ambasadës së Parisit janë përpjekur për t’i mbajtur afër dhe për t’i mbrojtur nga tentativat e mundëshme të zbulimeve të ndryshme e për ruajtjen pastër të figurës morale të tyre. Por me gjithë këtë, nga të dhënat e Zbulimit, rezulton se disa student, bëjnë jetë jo normale dhe kanë krijuar një afinitet të madh me disa persona vëndas ose të huaj të ardhur në Francë. Kështu pa dijeninë e ambasadës, ata kanë krijuar marrëdhënie me persona të ndryshëm francezë, englezë, etj, me të cilët organizojnë ekskursione jashtë qytetit, i janë përshtatur modës e imitojnë mënyrën e jetesës franceze, studiojnë materiale të ndryshme dekadente e pornografike, gjë e cila duket edhe në sjelljen me vehte gjatë pushimeve të tanishme verore, të materialeve të tilla jo dinjitoze. Për këtë çështje bien në sy shumë studentë.

Kadri…., nga qyteti i Gjirokastrës, i shtresës së varfër, babai me gjendje punëtor, me qëndrim të mirë gjatë luftës dhe pas çlirimit. Vetë Kadriu ka mbaruar shkollën e mesme të Gjuhëve të Huaja në Tiranë dhe është dalluar si nxënës aktivist i organizatës së rinisë në shkollë. Gjatë kohës së qëndrimit në Francë, Kadriu ka shoqëri me një student engleze që studion në Paris dhe kohët e fundit punon në Radio-Londra, me të cilën mban korrespodencë.
Vladimir…… nxënës në Berat, me përbërje të mirë politike, por në letrat që i shkruan një shokut të tij në Shqipëri, i thotë, për arsye se mban flokët e gjatë, nuk shkon në ambasadë, se njihet me dy franceze me të cilat bën shëtitje me makina dhe shkon për dreka dhe për darka.
Astrit……., nga Dibra, me prejardhje të mirë, mbaruar shkollën e gjuhëve të huaja, me rezultate të mira, mban korrespodencë me anglezen Katerina Doris dhe me një vajzë tjetër në Francë. Vitin e kaluar, kur ishte me pushime në Shqipëri, ka marrë sende nga një person këtu, për t’ja dhënë t’arratisurit Sabaudin Dino, me banim në Francë.
Duke marrë parasysh se veprimtaria armiqësore kundër vëndit tonë në disa drejtime është rritur, mendojmë se ndoshta është e nevojshme që puna për edukimin e mbrojtjen e studentëve tanë jashtë shtetit, duhet të bëhet më e organizuar dhe më intensive si nga ambasadat tona, ashtu dhe nga Ministria e Arsimit, në rastet kur studentët tanë kthehen me pushime verore ose kur aprovohet e drejta e studimit jashtë.

ZV. MINISTRI I PUNËVE TE BRENDESHME

(FEÇORR SHEHU)

Memorie.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

19 December, 2025
Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të…

Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të…

19 December, 2025
“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi…

“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi…

19 December, 2025
“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje

“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result