ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën…  12 hours ago
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv  12 hours ago
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë  12 hours ago
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit 12 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 12 hours ago
Next
Prev
Home UK

Raporti: Zyrtarët britanike shmangën informacionet mbi ndërhyrjen ruse

albnews by albnews
21 July, 2020
in UK
0
Raporti: Zyrtarët britanike shmangën informacionet mbi ndërhyrjen ruse
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një raport, i cili pritej prej kohësh dhe i publikuar të martën mbi ndikimin rus në politikën britanike, kritikon qeverinë mbi përgjigjen e saj të ngadaltë ndaj ndërhyrjes ruse në referendumin e 2016 për shkëputjen e vendit nga BE-ja (Brexit). Autorët e tij thonë se ishte “befasuese” që askush nuk kërkoi ta mbrojë atë proces demokratik. Në raport akuzohet qeveria britanike për “shmangie në mënyrë aktive” për të shqyrtuar provat mbi një kërcënim rus ndaj referendumit. “Duhet të ishin ngritur pyetje serioze“, thonë autorët e raportit.

Ndërsa në raportin e Komisionit parlamentar për Zbulimin dhe Sigurisë thuhej se do të ishte “e vështirë në mos e pamundur” të provoje “dyshimet se Rusia u përpoq të ndikojë në referendum, ishte e qartë se qeveria pse “u tregua e ngadaltë për të njohur ekzistencën e këtij kërcënimi” edhe pas daljes së provave të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet amerikane dhe në referendumin skocez për pavarësi në 2014.

RelatedPosts

Sekretari Streeting: Britania duhet t’i bashkohet unionit doganor të BE-së

Britani e Madhe: Ndalohet zierja e karavidheve të gjalla si pjesë e masave kundër mizorisë ndaj kafshëve

Armëpushimi i Krishtlindjeve që ndaloi Luftën e Parë Botërore

“Si rezultat, qeveria nuk ndërmori veprime për të mbrojtur procesin në Britani në vitin 2016“, thuhet në raport.

Në dokument thuhet gjithashtu se Rusia e sheh Britaninë si një nga objektivat e saj kryesorë të zbulimit në Perëndim. Ndikimi rus në Britani është “normalja e re” dhe qeveritë e njëpasnjëshme i kanë mirëpritur oligarkët rusë krahë-hapur, sipas raportit. Rusët me “lidhje shumë të ngushta” me Presidentin Vladimir Putin ishin “integruar mirë në skenën politike, shoqërore e atë të biznesit në Britani dhe në veçanti në Londër”.

Në një koment të martën përpara publikimit të raportit, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia “nuk ka ndërhyrë kurrë në proceset zgjedhore të asnjë vendi të botës”. “As në Shtetet e Bashkuara, as në Britani dhe as në asnjë vend tjetër. Ne nuk e bëjmë këtë gjë dhe nuk tolerojmë kur vendet e tjera përpiqen të na ndërhyjnë në çështjet tona politike“, tha zoti Peskov.

Sipas autorëve, dokumenti u bë subjekt i një vonese të pashembullt në hartimin e tij dhe se zyrtarët e kishin bllokuar publikimin për më shumë se gjashtë muaj. Kritikët thonë se shtyrja e publikimit të raportit kishte për qëllim ta mbronte ta turpërimi Kryeministrin Boris Johnson dhe partinë e tij Konservatore.

Raporti i ishte dërguar fillimisht zotit Johnson më 17 tetor. Qeveria fillimisht tha se nuk mund të botohej derisa të kryehej një proces rishikimi mbi çështje të sigurisë kombëtare, të cilat shtynë publikimin e tij deri pas zgjedhjeve të përgjithshme të 12 dhjetorit. Të tjera vonesa u shkaktuan për shkak të emërimin të anëtarëve të rinj të Komisionit të Zbulimit dhe Sigurisë. Më në fund zoti Johnson emëroi pesë ligjvënës konservatorë në komisionin prej nëntë anëtarësh me shpresën se një nga kandidatët e caktuar nga ai do të zgjidhej kryetar, e do ta bllokonte raportin. Por përpjekja dështoi kur një konservator renegat, u zgjodh për të kryesuar komisionin me mbështetjen e opozitës.

Partia në opozitë ajo Laburiste ka akuzuar qeverinë se ka dështuar me pengimin e botimit të raportit pasi dokumenti do të ngrinte pyetje të mëtejshme mbi lidhjet mes Rusisë dhe fushatës pro-Brexit në referendumin e vitit 2016 që u mbështet nga zoti Johnson.

Një tjetër komision parlamentar ai mbi Çështje Dixhitale, Kulturës, Medias e Sportit publikoi më herët rezultatet e një hetimi mbi dezinformimin dhe “lajmet e rreme”. Raporti u bënte thirrje enteve rregullatorëve të zgjedhjeve dhe zbatimit të ligjit për të hetuar rreth njoftimeve se një biznesmen britanik me lidhje me Rusinë kishte dhuruar 10.6 milionë dollarë për fushatën e shkëputjes së vendit nga BE-ja (Brexit). Agjencia Kombëtare e Krimit tha në shtator se nuk kishte gjetur asnjë provë që mund ta lidhte këtë dhurim me ndonjë vepër penale.

Raporti i komisionit të Zbulimit pasqyron një gamë të plotë të kërcënimit rus ndaj Mbretërisë së Bashkuar, përfshirë ndërhyrjen në zgjedhje, spiunazhin dhe përpjekjet për atentate siç ishte përpjekja për të vrarë ish-spiunin Sergei Skripali në qytetin anglez të Salisburyt dy vjet më parë, tha Dominic Grieve, i cili kryesoi komisionit derisa u largua nga Dhoma e Ulët e Parlamentit britanik, pas zgjedhjeve.

Shpjegimet e qeverisë mbi vonesat në publikimin e raportit “thjesht nuk janë të besueshme”, tha zoti Grieve në një intervistë për “Channel 4 News”.

Publikimi i raportit vjen vetëm disa ditë pasi Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja akuzuan hakera të lidhur me agjencitë ruse të zbulimit se ishin përpjekur të vidhnin informacione nga studiuesit që po punojnë për një vaksinë të mundshme kundër koronavirusit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

23 December, 2025
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

23 December, 2025
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

23 December, 2025
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result