Oligarku rus Roman Abramovich po paguan çmim të rëndë për lidhjet e tij me presidentit rus Vladimir Putin pas pushtimit të Ukrainës nga ky i fundit.
Sipas medias amerikanë ‘Page six’ 55 vjeçari ka kërkuar kredi tek miqtë e tij për të paguar stafin në kohë, pasi oligarku rus nuk dëshiron që stafi i tij të thotë ‘lart e poshtë’ se shefi i tyre nuk ka disponon mjete monetare për të paguar.
Po sipas kësaj faqje ish-pronari Chelseas tashmë ka kontaktuar me miqtë e tij në Hollivud për të zgjidhur çështjen e pagës së stafit të tij.
Por lind pyetja: A do ta ndihmojnë miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij oligarkun rus në këtë kohë të vështirë që ai po kalon?
Por edhe pse ai mori pjesë në bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund luftës, miqtë e tij nuk janë të sigurtë nëse ai duhet të ndihmohet financiarisht.
“Roman Abramovich po kërkon nga miqtë e tij më të ngushtë hua një milion dollarë. Ai pretendon se nuk e ka vonuar asnjëherë pagën stafit të tij. Ai ndër të tjera ka kontaktuar me miqtë e tij, regjisorin e Hollivudit Brett Ratner dhe familjen e pasur amerikane Rothschild për t’u kërkua para. Por ata nuk kanë pranuar sepse ose nuk kanë aq para në dorë ose kanë frikë për pasojat që mund t’ju vijnë nëse ndihmojnë mikun e tyre’ shkruhet në artikull.
Kujtojmë që Mbretëria e Bashkuar dhe BE vendosën sanksionendaj Roman Abramovich – pasuria e të cilit vlerësohet në 14.3 miliardë dollarë, sipas Bloomberg – në fillim të marsit pas fillimit të luftës së Putinit në Ukrainë.
Sanksionet kanë penguar planet e tij për të shitur Chelsean për 3 miliardë dollarë për të mbajtur para në xhep.
55-vjeçari rus zotëron gjithsej katër jahte, dy prej të cilëve ndodhen në Turqi.