Raportohet për pesë të vrarë dhe 12 të plagosur pas sulmeve të fundit në Kiev, por numri mund të jetë më i lartë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe 12 janë plagosur nga shpërthimet që goditën kryeqytetin ukrainas mëngjesin e së hënës.

Sipas Sky News, ky numër është konfirmuar nga policia ukrainase, por mendohet se numri mund të jetë më i lartë.

Ndërkohë Rostyslav Smyrnov, një ndihmës i ministrit të brendshëm, tha se bëhet fjalë për tetë të vrarë dhe 24 të plagosur si rezultat i sulmeve.

Ai tregoi se gjashtë makina ishin përfshirë nga flakët pas sulmit fillestar dhe 15 automjete të tjera u dëmtuan më pas.

Shpërthime janë vërejtur sot në disa qytete të tjera të Ukrainës, por numri i të vdekurve dhe të plagosurve në vende të tjera mbetet i paqartë.

Deri më sot, kryeqyteti ukrainas kishte kaluar disa muaj relativisht të qetë.

Moska dështoi të merrte kontrollin e Kievit në fillim të luftës dhe kishte kthyer vëmendjen e saj në jug dhe në lindje.

Share This Article