Raportohet se aeroplani i zhdukur rus ka rënë në det

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agjencia e lajmeve, RIA, raportoi se shërbimet emergjente ruse e kanë lokalizuar vendin ku një aeroplan i zhdukur i tipit AN-26 ka rënë në det.

Kjo agjenci i citoi shërbimet emergjente të kenë thënë se disa anije janë nisur për në vendin ku besohet se ka rënë aeroplani, përderisa po përgatitej që të aterronte.

Ministria e Emergjencave e Rusisë njoftoi të martën se një aeroplan i tipit AN-26, me 28 persona, është zhdukur në qiellin e gadishullit Kamchatka, në skajin lindor të këtij shteti.

Aeroplani, i cili ishte nisur nga kryeqyteti rajonal, Petropavlovks-Kamchatsky për në fshatin Palana, i cili ndodhet në pjesën veriore të gadishullit, e humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror gjatë fluturimit, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Autoritetet thanë se ekipet e kërkim-shpëtimit janë rrugës për të shkuar në zonën ku është humbur kontakti me aeroplanin. Në njoftim thuhet se në aeroplanin e zhdukur ndodheshin 22 pasagjerë e gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

Agjencia e lajmeve, Interfax, e citoi qendrën lokale meteorologjike të ketë thënë se moti në atë zonë ishte me vranësira, shkruan Rueters.

Share This Article