Raportohet se deputetët serbë që vizituan Veriun u sulmuan me mjete shpërthyse, nga policia thonë se s’kanë informacione

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
US soldiers serving in NATO-led peacekeeping force KFOR, guard a checkpoint on the road near the northern Kosovo border crossing of Jarinje, along the Kosovo-Serbia border, Kosovo, Sunday, Dec. 18, 2022. Tensions between Serbia and Kosovo flared anew during the past week after Serbs erected barricades on the main roads in the north of the province to protest the arrest of a former Kosovo Serb police officer. (AP Photo/Marjan Vucetic)

Dy deputetët e Kuvendit të Serbisë, Miroslav Aleksiç dhe Aleksandër Jovanoviç, të cilët kanë qëndruar për një vizitë në Veriun e Kosovës, u është hedhur shok bombë pranë kafiterisë ku ata ishin duke qëndruar në Mitrovicën e Veriut.

Kështu të paktën raportojnë mediat serbe.

Mirëpo, për këtë ngjarje Albanian Post ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por të njëjtit thanë se nuk ka në informacione për një ngjarje të tillë.

“Policia e Kosovës nuk ka informacion për këtë rast. Policia nuk mund ta konfirmojë nëse ka ndodhur apo jo”, theksoi në një përgjigje për AP, Veton Elshani, zëdhënës i policisë për Mitrovicën e Veriut.

Ndërkaq, ai shtoi se nuk kanë “marrë ndonjë ankesë për këtë rast”.

Ndryshe, dy deputetë të Kuvendit të Serbisë, Miroslav Aleksiç dhe Aleksandër Jovanoviç të cilët kanë qëndruar për një vizitë në komunën e Zveçanit në Kosovë, nuk janë mirëpritur nga protestuesit që po qëndrojnë pranë objektit të komunës.

Ata janë akuzuar nga protestuesit se kanë ardhur në Zveçan për të mbledhur “poenë politikë, raporton mediumi serb Kosevv.

Pas deklaratave të shkurtra të deputetëve para gazetarëve, disa qytetarë kanë reaguar dhunshëm.

Të njëjtët i kritikuan deputetët për sjelljen e tyre të keqe, siç thanë ata, në kohën kur “ishin pushtet”, por edhe se në këtë moment vetë qytetarët “nuk kanë nevojë për asnjë parti politike” dhe se “nuk duan mbështetje nga askush”.

Po ashtu deputetët serbë u kritikuan se ishin ata që “e liruan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nga burgu dhe e dërguan Millosheviç-in në Hagë”.

Ndërkaq pasi kanë përfunduar fjalimin, deputetët serbë janë nisur drejt Mitrovicës së Veriut.

Gjithçka mori të tatëpjetën me 26 maj kur Qeveria e Kosovës – pa koordinim me ndërkombëtarët – vendosi që, të shoqëruar nga policia, të fusë tre kryetarët shqiptarë në objektet komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Serbët lokalë protestuan të premten, por situata nuk eskaloi.

Tensionet u kthyen sërish në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve lokale të 23 prillit për katër kryetarët e komunave atje – Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut – të cilat i fituan kandidatët shqiptarë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Serbët lokalë janë duke protestuar që prej 29 majit në këto komuna të banuara me shumicë serbe, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale, ku për pasojë janë plagosur 30 pjesëtarë të forcës paqeruajtëse të NATO-s, kryesisht italianë dhe hungarezë.

Në veri ekziston pak ose aspak rendi publik, udhëheqja nuk gëzon as autoritet, as besnikëri, ndërsa një numër grupesh dhe fraksionesh i kërcënojnë me rezistencë autoritetet kosovare që mundohet të integrojnë komunitetin serb dhe të vendosin një rend efektiv.

Share This Article