• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, May 15, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Raportuesi gjerman për Ballkanin Perëndimor: Serbia duhet të lirojë tre policët e Kosovës

Raportuesi gjerman për Ballkanin Perëndimor: Serbia duhet të lirojë tre policët e Kosovës

by albnews
25 June, 2023
in Kosova
0
6
VIEWS

Raportuesi përgjegjës për Ballkanin Perëndimor i partisë FDP në Bundestagun gjerman, Thomas Hacker, në një intervistë për DW flet për sfidat në konfliktin Serbi-Kosovë.

Intervista e plotë:

Deutsche Welle: Zoti Hacker, tensionet mes Serbisë dhe Kosovës po rriten dhe dialogu po ngec. Si anëtar i Bundestagut gjerman përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, ju i njihni të gjitha perspektivat. Si e vlerësoni situatën?

Thomas Hacker: Fatkeqësisht, gjatë javëve dhe muajve të fundit, kemi parë herë pas here që njëra palë fajëson palën tjetër. Pas Krishtlindjeve kishim menduar se tensionet më të mëdha – bllokadat në veri të Kosovës – i kishim lënë pas. Tani po përballemi me tensione të reja. Policë rrëmbehen ose arrestohen, nga njëra anë thuhet se janë rrëmbyer në territorin e tyre, nga ana tjetër se janë kapur në territorin serb. Konfliktet sjellin me vete një dinamikë të rrezikshme që është pothuajse e pamundur të kontrollohet. Disa ushtarë të KFOR-it u plagosën rëndë gjatë protestave në fund të majit. Ky është një nivel i ri përshkallëzimi. Tani duhet të jetë vendimtare që të gjitha palët të kthehen në një proces normal të dialogut.

Deutsche Welle: Por kur qeveria e Kosovës tenton të arrestojë protestuesit e dhunshëm, kjo interpretohet si provokim nga ana e Serbisë.

Thomas Hacker: Sulmet ndaj trupave të KFOR-it duhet të ndiqen penalisht. Serbia duhet t’i lirojë tre policët kosovarë menjëherë dhe pa kushte. Besoj se vetëm atëherë do të mund të kthehemi në një fazë dialogu. Duhet të vazhdojmë rrugën e vetme të duhur atë të bisedimeve, të cilën Komisioni Evropian e ka treguar me propozimet e kompromisit. Duhet theksuar se Aleksandar Vuçiq është çdo gjë tjetër, por jo paqebërës në rajon. Ai prej vitesh e ka futur sistemin mediatik nën kontroll. Prej vitesh është lëkundur mes anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe Rusisë. Ai duhet të marrë vendimin tani. Shumë qytetarë e shohin qartë të ardhmen e vendit të tyre në BE. Qeveria serbe dhe presidenti Vuçiq nuk mund ta injorojnë këtë fakt.

Deutsche Welle: Çfarë prisni nga pala kosovare, e cila aktualisht po ndjen presionin më të madh?

Thomas Hacker: Që të zbatojë marrëveshjet, veçanërisht në lidhje me komunitetin serb në veri të Kosovës. Janë katër komuna, ndoshta 45,000 banorë, nevojitet një formë e bashkëpunimit të organizuar që do të dëshmojë vlerën e saj në planin afatgjatë. Serbia i ka bërë të qarta kërkesat e saj. Ato sigurisht që nuk duhet të përmbushen të  tëra. Por edhe pala kosovare duhet të paraqesë një propozim, një model fillestar që mund të avancohet në bisedimet me Serbinë dhe me pjesëmarrjen e Bashkimit Evropian. Është sfidë për të dyja palët – për Kurtin dhe Vuçiqin. E di që historia personale e të dyve e bën jashtëzakonisht të vështirë diskutimin konstruktiv. Por marrëdhëniet fqinjësore mund të zhvillohen vetëm nëse dikush është i vetëdijshëm për të kaluarën e tij, por i mban sytë nga e ardhmja. Shembulli më i mirë për këtë është marrëdhënia Gjermani-Francë pas Luftës së Dytë Botërore. Fillimisht ishte një bashkëjetesë paqësore mes ish “armiqve të përbetuar” derisa me shumë punë dhe shkëmbime të rinjsh u zhvillua një miqësi e vërtetë.

Deutsche Welle: Përpjekjet për dialog të deritanishëm kanë rezultuar vetëm në marrëveshje që nuk po zbatohen. Çfarë duhet të bëjnë BE-ja dhe Gjermania për këtë?

Thomas Hacker: Të dyja palët duhet të ndiejnë presion. Edhe pala serbe, duhet ta ndjejë presionin. Në rast nevoje, edhe duke vënë kushte për dhënien e fondeve. Nëse të dyja vendet duan seriozisht t’i bashkohen Bashkimit Evropian – e kjo është perspektiva qendrore për shumë vende të Ballkanit Perëndimor – atëherë kjo nuk do të jetë e mundur pa bashkëpunim dhe lëshime. Pastaj duhet të nënshkruhen, respektohen dhe zbatohen edhe marrëveshjet. Aleksandar Vuçiq ende nuk e ka nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit sepse padyshim që nuk mundet. Megjithatë, kjo marrëveshje është parakusht për të gjitha hapat e mëpasshëm.

Deutsche Welle: Komisioni i BE-së dhe SHBA-të po bëjnë thirrje për zgjedhje të reja në veri të Kosovës. Çfarë kuptimi kanë këto zgjedhje të reja, nëse serbët nuk duan të marrin pjesë, siç ishte në zgjedhjet e fundit të 26 majit.

Thomas Hacker: Gjatë vizitës së saj të fundit në Berlin presidentja e Kosovës tha se i mbështet zgjedhjet e reja në katër komunitetet serbe të Kosovës nëse plotësohen kërkesat e Kushtetutës. Parakusht është që 20 për qind e votuesve të nënshkruajnë një peticion për zgjedhje të reja. Pastaj ato mund të kryhen. Megjithatë, është thelbësore që Aleksandar Vuçiq të mos ndikojë negativisht në këtë proces dhe qëLista Serbe të mund të marrë vendime të pavarura. Nëse pala serbe i bojkoton sërish këto zgjedhje, atëherë duhet gjetur një mënyrë se si të  vijohet pa ata. Bashkimi Evropian e mbështetet këtë dialog dhe mbështet të dyja palët në kapërcimin  e pengesave.

Deutsche Welle: Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha në konferencën për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Scholz në fillim të kësaj jave se NATO, më konkretisht KFOR-i, është e gatshme të ndërmarrë hapa të mëtejshëm nëse është e nevojshme. A do të thotë kjo se po mendoni të merrni administratën në veri të Kosovës me EULEX-in dhe KFOR-in?

Thomas Hacker: Unë nuk mendoj se tani është koha për të spekuluar për hapat e tjera. Si Bashkim Evropian, ne duhet të sigurojmë që hapat e dakorduar të zbatohen nga të dyja palët. Gjermania është e gatshme për këtë. Duhet të bëjmë gjithçka që bashkëpunimi të funksionojë. Procesi i Berlinit është një platformë e përshtatshme instrumentesh për këtë. Përmes tij, vitin e kaluar arritëm marrëveshje që në të ardhmen do të kontribuojnë për më shumë liri të lëvizjes në vendet e Ballkanit Perëndimor. Fatmirësisht, të dyja vendet, si Kosova, ashtu edhe Serbia, i kanë miratuar këto marrëveshje. Kjo është rruga që ne duhet të përshkojmë. Çdo gjë tjetër do të ishte një e ardhme e zymtë që ne mund ta shmangim.

Previous Post

Armët në Zveçan, Sveçla: Do kërkojë shpalljen e “Mbrojtjes Civile” dhe “Severna Brigada” si organizata terroriste

Next Post

Kryengritja ndaj Putinit/ Ministria e Jashtme ruse: Perëndimi të mos përfitojë nga rebelimi

albnews

albnews

Related Posts

Osmani nis takimin me liderët politikë
Kosova

Osmani nis takimin me liderët politikë

15 May, 2025
Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten
Kosova

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

13 May, 2025
Dështon për të 15-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë
Kosova

Dështon për të 15-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë

13 May, 2025
Next Post
Kryengritja ndaj Putinit/ Ministria e Jashtme ruse: Perëndimi të mos përfitojë nga rebelimi

Kryengritja ndaj Putinit/ Ministria e Jashtme ruse: Perëndimi të mos përfitojë nga rebelimi

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4701 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2393 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM