Raportuesi për medien në KE: Parlamenti shqiptar të heqë dorë nga “anti-shpifja”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Raportuesi i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) Stefan Schennach për lirinë e medies dhe mbrojtjen e gazetarëve, ka shprehur sot shqetësimin e tij serioz në lidhje me ndryshimet që Parlamenti i Shqipërisë mund të miratojë lidhur me një numër ndryshimesh në legjislacionin aktual që synojnë mediet online.

Ndryshime të tilla pritet të ndërmerren pavarësisht kritikave të ashpra ndërkombëtare, duke përfshirë organizatat e lirisë së medies dhe Komisionin e Venecias të Këshillit të Evropës.

“Legjislacioni i propozuar nga Kryeministri shqiptar si një ‘paketë anti-shpifje’ synon të krijojë një organ administrativ që do të fuqizohet dhe do të urdhërojë mediet të heqin raportimet dhe lajmet për çështje të tilla si ‘cenimi i dinjitetit të individëve’, nën kërcënimin të gjobave të rënda. Është e qartë se një ligj i tillë mund të ketë një efekt tronditës mbi lirinë e medies për shkak të kushteve të tij të gjera.

Unë i referohem Opinionit të Komisionit të Venecias Nr. 980/2020 të datës 19 qershor 2020, i cili thotë qartë se ligji vuan nga paqartësia dhe do të ketë të ngjarë të ketë një” efekt ftohës”, duke shtypur diskutimin e lirë dhe fjalën politike në internet në Shqipëri. Unë ndaj mendimin e Komisionit të Venecias se teksti i projekt-amendamenteve, nëse nuk rishikohet shumë, rrezikon t’i bëjë më shumë dëm sesa dobi lirisë së shprehjes në Shqipëri, për sa i përket medieve në internet,” tha Schennach.

“Prandaj, unë e nxis parlamentin shqiptar të heqë dorë nga propozimet aktuale dhe të rifillojë të gjithë procesin,” shtoi raportuesi.

Share This Article