Raportuesja e PE-së për Kosovën i reagon Thaçit pas deklaratës për Lajçakun

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, dje gjatë ditës reagoi se nuk e ka vullnetin që si President i Kosovës të marrë pjesë në dialogun me Serbinë i cili udhëhiqet nga përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lidhur me këtë deklaratë të presidentit Thaçi ka reaguar raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.
Von Cramon në një postim në Twitter shkroi se një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë, pasi sipas saj, kjo nuk është zgjedhje

“Një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë, nuk është një zgjedhje personale. Miroslav Lajçak e ka dëshmuar se ai është duke punuar për negociatat e orientuara drejt rezultatit. Çfarë është më e rëndësishme për Hashim Thaçin?”, ka shkruar ajo.

A responsible leader must talk to international negotiators, it’s not a personal choice. @MiroslavLajcak has proved that he is working for output oriented negotiations. what’s more important for @HashimThaciRKS#Kosovo #Pristina #Belgrade #Dialogue https://t.co/BYhNkwQ2FK

— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) May 27, 2020

Share This Article