Raportuesja për Kosovën akuzon Vuçiç: Fshehu rastet e infektimit për shkak të zgjedhjeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, akuzon presidentin Vuçiç se ka manipuluar shifrat rreth koronavirusit.

Përmes një postimi në Twitter, Von Cramon ka reaguar ashpër rreth protestave të brendshme në Serbi, ku u shënuan përplasje mes qytetarëve dhe policisë.

Ajo shprehet se Vuçiç ka gënjyer rreth rasteve me COVID-19 për shkak të zgjedhjeve parlamentare që u zhvilluan disa ditë më parë.

“Duket se Vuçiç gënjeu rreth numrave të COVID-19 për të pasur ‘zgjedhje’ të qeta. Ai nuk mund të fshihet pas shtimit të rasteve të reja dhe njerëzit e dinë se për të, pushteti ishte më i rëndësishëm se shëndeti”, shkruan ajo në postimin e saj.

Share This Article