Raportuesja për Kosovën në PE: Vendit i duhet një qeveri e qëndrueshme

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, eurodeputetja Viola von Cramon-Taubadel, ka thënë se trazirat politike dhe pandemia e koronavirusit, nuk bën të përdorën si avantazh nga asnjë politikan.

Sipas saj, Kosovës i duhet një Qeveri e qëndrueshme.

“Kosovës i duhet një qeveri e qëndrueshme që mund t’i udhëheqë qytetarët e saj në këto kohë pasigurie dhe krize”, ka thënë ajo në lidhje me përçarjet politike në vend dhe iniciativën e LDK-së për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë ku bënë pjesë, raporton KOHA.

Eurtodeputetja ka folur edhe për dialogun për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, i cili tha se duhet të nisë.

“Respektimi i dialogut Prishtinë-Beograd është jetik për të ardhmen e tërë Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së, dhe duhet të jetë qeveria e Kosovës ajo që ulet në tavolinën e negociatave, jo aktorë tjerë”.

“Për BE-në është me rëndësi vitale të kemi një qeveri të qëndrueshme dhe funksionale në Kosovë, një qeveri që tregon vullnet të mirë për bashkëpunim, e që ka për qëllim liberalizimin e vizave për vendin. Për Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Borrell, dhe për Komisionerin Varhelyi, i tërë rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe rruga e tij drejt integrimit në BE duhet të jetë prioritet. Është e një rëndësie madhore që Kosovës dhe qeverisë së saj të re t’i tregohet mbështetja e BE-së”, ka thënë Eurodeputetja Viola von Cramon-Taubadel.

Share This Article