Raprezalje në rrugë/ Policia në aksion me bllok në dorë për të mbledhur gjobat e papaguara të makinave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Screenshot

Drejtoria e Policisë Rrugore bën me dije se po zhvillon monitorim intensiv të qarkullimit, për parandalimin e aksidenteve dhe për evidentimin e automjeteve me masa administrative të palikuiduara.

“Gjatë muajve janar dhe shkurt, janë likuiduar mbi 16 000 masa administrative të prapambetura.

Gjithashtu, janë konstatuar dhe ndaluar 623 automjete të shpallura alert nga Policia Rrugore.

Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë në qarkullim dhe forcimit të zbatimit të ligjit, ka intensifikuar monitorimet dhe kontrollet në akset rrugore dhe në qendrat urbane, duke përdorur, krahas pajisjeve inteligjente shpejtësi matëse, edhe pajisjen Scout.

Nëpërmjet kësaj pajisjeje realizohet monitorimi i vazhdueshëm i qarkullimit, me qëllim evidentimin e automjeteve debitore që qarkullojnë pa likuiduar masat administrative (gjobat), si dhe automjeteve të shpallura alert.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të verifikojnë dhe të likuidojnë detyrimet e papaguara, pasi kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin dhe ndaj shkelësve do të merren masat administrative të parashikuara nga legjislacioni në fuqi”, njofton policia.

Share This Article