Rashford: S’do të kërkoj falje për atë që jam

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi i Anglisë, Marcus Rashford, ka kërkuar falje për huqjen e penalltisë në finalen e “Euro 2020” ndaj Italisë, por ka shtuar se “s’do të kërkoj kurrë falje për atë që jam”.

Reagimi i tij erdhi pas sulmeve raciste ndaj tij dhe dy lojtarëve të tjerë anglezë që humbën penalltitë.

Rashfordi, bashkë me Jadon Sanchon e Bukayo Sakan, ishin pre e fyerjeve. Të tre u fyen rëndë në rrjete sociale pas ndeshjeve të cilën e fitoi Italia në Wembley.

“Ndjej sikur i kam zhgënjyer të gjithë. Mund të pranoj kritika për performancën time gjithë ditën, penalltia ime s’ishte e mirë mjaftueshëm. Do të duhej të përfundonte në rrjetë, por s’do të kërkoj kurrë falje për atë që jam dhe nga ku kam ardhur”, ka thënë ai duke shtuar se “s’ka pasur moment më krenar se të mbaja ata tre luanë në gjoksin tim dhe të shihja familjen time të brohoriste për mua”.

Një mural i Rashfordit në vendin e tij të lindjes, Withington, u demolua pasi humbi penalltinë.

Ndaj sulmeve racore ndaj tij dhe lojtarëve të tjerë, pati reagime të shumta nga Federata Angleze e madje edhe kryeministri britanik, Boris Johnson.

Share This Article