Rashica dhe Xhaka me shokë ndahen baras

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka përfunduar ndeshja mes skuadrës së Milot Rashicës dhe asaj të Granit Xhakës, me rezultat të barabartë 4:4.

Pjesa e parë përfundoi në të mirë të skuadrës se Xhakës, që ishte ne epërsi me rezulat 2 me 1. Golat për skuadrën e Granit Xhakës i shënuan Muharrem Sahiti dhe Dardan Berisha ndërsa golin e vetëm per skuadrën e Rashicës e shënoi Emir Lenjani në fillim të ndeshjes.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për skuadrën e Milot Rashicës e cila arriti të shënoi 3 herë kundrejt 2 golave të shënuar nga skuadrës së Xhakës. Për skuadrën e Xhakës në pjesën e dytë shënuan vet Granit Xhaka dhe Armend Thaqi, ndërsa për skuadrën e Rashicës shënuan Shefki Kuqi dhe vet Milot Rashica. Vlen të theksohet se për të shikuar nga afër këtë ndeshje në stadiumin “Fadil Vokrri” kishin ardhur afër 10 mijë shikues dde të gjitha parat e mbledhura nga shitja e biletave për këtë ndeshje do të dhurohen për fëmijët e Sosfshatit

Share This Article