Rashica i gëzohet fitores së Bremenit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ylli kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica, i është gëzuar fitores së rëndësishme të skuadrës së tij kundër Schalkes, shkaku i ndihmës së madhe që ia japin skuadrës këto tre pikë në luftën për mbijetesë në Bundesligë.

Werder Bremeni i mori tri pikë të rëndësishëm në garën për mbijetesë në këtë sezon të Bundesligës, falë fitores me epërsi minimale 1:0 kundër Schalkes, duke numër gjithsej 25 pikë nga 28 ndeshjet e zhvilluara – tri pikë larg mbijetesës.

Golin e fitores Bremeni e shënoi në minutën e 32-të të ndeshjes, kur Rashica e gjeti bashkëlojtarin e tij Leonardo Bittencourt, duke shënuar nga jashtë zona e 16-metërshit.

Përkundër këtij kontributi, Rashica u zëvendësua nga Davie Selke në minutën e 58-të të ndeshjes, përderisa as ndeshjet e fundit nuk është lejuar nga trajneri i tij Florian Kohfeldt t’i përfundojë ndeshjet, si masë parandaluese për ndonjë lëndim potencial.

“Fitore e madhe sot. Vazhdojmë luftën”, shkroi Rashica, mbi fotografinë e publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Pas katër ditësh, Rashica do të kthehet sërish në fushën e lojës, pasi që do të përballet kundër Eintracht Frankfurtit, në tentim për të siguruar edhe pikë të tjera për ta siguruar mbijetesën në Bundesligë. 

Share This Article