Rashica kthehet në Angli, Norwichi krenohet me të

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Milot Rashica është rikthyer në Angli tek ekipi i Norwich Cityt, pas ndeshjeve me Kosovën.

Ylli kosovar ishte prej më të mirëve te “Dardanët” në dy ndeshjet e marsit, duke shënuar dy gola dhe dy asiste në dy ndeshjet, fillimisht ndaj Burkina Fasos e më pas ndaj Zvicrës.

E rikthimit të tij në ishull i është gëzuar edhe klubi i tij, Norwich City, shkruan Gazeta Express.

Ata i kushtuan një postim të veçantë ylli të Kosovës.

 “Milot Rashica është rikthyer në “Lotus Training Center” pas dy golave në dy paraqitje me Kosovën”, thuhej në postim.

Share This Article