Rashica kthehet në stërvitje te Norwichi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica është rikuperuar nga lëndimi dhe do t’i bashkohet sot ekipit të Norwichit në stërvitje, ka konfirmuar trajneri Dean Smith. Rashica ka pauzuar për më shumë se një muaj për shkak të lëndimit në ijë dhe trajneri Smith ka thënë se do ta sheh gjendjen e tij nga afër.

Sulmuesi ka qenë jashtë fushës prej fillimit të muajit të shkuar ndërsa Norwichit i ka munguar në gjashtë ndeshjet e fundit në Premier League.

“Skuadra po duket më e shëndetshme. Kemi pesë ose gjashtë lojtarë të kthyer. Do ta shikojmë Milot Rashicën që do të kthehet sot në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit dhe ta shohim gjendjen e tij”, ka thënë Smith për faqen zyrtare të Norwichit.

Rashica 25-vjeçar iu bashkua ekipit anglez para fillimit të këtij edicioni dhe në 14 paraqitje në të gjitha garat ka vetëm një asistim. Ai me Norwichin ka kontratë deri në vitin 2025.

Share This Article