Rashica nuk ka lëndim serioz

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Milot Rashica nuk ishte i përfshirë te Norwich City në barazimin 1:1 në mesjavë ndaj Newcastle United për shkak të një lëndimi.

Por, trajneri Dean Smith konfirmoi se nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim serioz. Ai tha se ka vendosur ta pushoj shkaku i orarit të ngjeshur këtë muaj.

“Nuk ia vlente rreziku me kaq shumë ndeshje që po vijnë. Miloti rrëshqiti në stërvitje të hënën dhe ndjeu dhimbje në ijën e tij. Ai u rikuperua, por ndjenim se do të ishte më mirë për të pushuar”, ka thënë Smith në një intervistë.

Ai ka thënë se Rashica ende nuk e ka treguar gjithë potencialin që ka, ndërsa pret në të ardhmen shpërthimin e tij.

“Unë mendoj se ai thjesht po ndërton besimin e tij. Gjithashtu duhet pak kohë që disa lojtarë të integrohen e po ashtu Premier League është ndryshe nga Bundesliga. Ai është i mirë me topin, siç tregoi në ndeshjen e fundit në shtëpi. Ai mund të shënoj gola dhe po ashtu të asistoj”, ka theksuar Smith. Sulmuesi 25-vjeçar i Kosovës në 13 ndeshje në elitë ne futbollit anglez ka kontribuar me një asistim. Me Norwichin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.

Share This Article