Rashica nuk luan këtë vit në Premier League

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shkaku i lëndimit të pësuar në ijë, Milot Rashica nuk do të mund të kthehet në fushë në vitin 2021 për skuadrën e Norwichit.

Lajmin që Rashica nuk do të jetë i gatshëm të luajë në Premier League sivjet, e ka konfirmuar të premten vetë trajneri i skuadrës, Dean Smith.

Ai ka nënvizuar se nuk pret që Rashica të jetë i gatshëm për duelin kundër Arsenalit të dielën, apo atë kundër Crystal Palacet më 28 dhjetor.

Në 14 ndeshje të luajtura në të gjitha garat sivjet, Rashica ka vetëm një asistim.

“Këto dy ndeshje janë shumë afër për rikthimin e Rashicës. Por, shpresojmë që ai të jetë i gatshëm për takimin kundër Leicester Cityt”, ka thënë të premten trajneri Smith.

Smith e ka quajtur “çmenduri” zhvillimin e dy ndeshjeve brenda 48 orëve.

Share This Article