Rashica po e mahnit Evropën, u bën garë Messit e Mbappes me statistika

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ylli kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica, është duke i ndjekur Kylian Mbappen dhe Lionel Messi në statistikën e golave të shënuar për më së paku minuta lojë.

Nuk është çuditëse që Kylian Mbappe dhe Lionel Messi janë dy futbollistët, që s’janë qendërsulmues, që kanë pasur nevojë për më së paku minuta lojë për të shënuar gola gjatë vitit 2019. Por, Milot Rashica po u bën garë atyre dyve.

Golashënuesi më i mirë i Bremenit shënoi dy herë në fundjavë për ta shtuar rekordin e tij në gjashtë gola të shënuara në nëntë ndeshje gjatë sezonit 2019/20 të Bundesligës, apo gjithsej në 751 minuta lojë.

23-vjeçari gjithashtu kishte shënuar tetë herë në 17 ndeshjet e pjesës së dytë të sezonit 2018/10 dhe për momentin e shënon një gol mesatarisht çdo 123 minuta lojë.

Share This Article