ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime 8 hours ago
Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri 8 hours ago
Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj 8 hours ago
Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës 8 hours ago
Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re 8 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Rashica, Zeneli, Celina dhe Muriqi – katërshja që duhet t’ia kenë frikën kundërshtarët

albnews by albnews
11 March, 2019
in Kosova
0
Rashica, Zeneli, Celina dhe Muriqi – katërshja që duhet t’ia kenë frikën kundërshtarët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

​Atë që bëri në Ligën e Kombeve, Kosova do të tentojë të bëjë edhe në kualifikimet për “Euro 2020”. Për ta bërë ëndrrën realitet, duke u kualifikuar në Evropian, Kosova ka në përbërje lojtarë të rinj dhe të talentuar, që po shkëlqejnë nëpër liga të ndryshme evropiane, veçuar Celinën, Rashicën, Zenelin e Muriqin.

Disa ditë para super ndeshjeve në stadiumin “Fadil Vokrri”, me Danimarkën (21 mars) dhe Bullgarinë (25 mars), futbollistët e Kosovës janë duke dhuruar spektakël nëpër liga të ndryshme evropiane.

Sulmi, është reparti më i frikshëm i Kosovës, dhe këtë po e tregojnë çdo ditë e më shumë djelmoshat e “Dardanëve”; Milot Rashica, Arbër Zeneli, Bersant Celina dhe Vedat Muriqi në veçanti.

RelatedPosts

Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re

Kosovë/ Presidentja Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë

PDK del me qëndrim, s’ka votë as për Konjufcën: Siç dështoi Kurti, do të dështojë çdo përpjekje tjetër

Rashica nuk e nisi mirë sezonin 2018/19 me Werderin, por ai është në një formë fantastike në vitin 2019. 

Talenti 22-vjeçar ka shënuar 5 gola për Werder Bremen këtë vit, 7 në total – përfshirë edhe dy të fundit në fitoren ndaj Schalkes.

Nëpër formë fantastike po kalon edhe 24-vjeçari, Arbër Zeneli, që në afatin kalimtar të janarit la Heerenveen (Holandë) për Stade de Reims (Francë).

Në 6 paraqitje për ekipin francez deri më tani, ai ka shkëlqyer dhe ka shënuar dy gola, derisa ka dhuruar edhe tri asiste – duke fituar menjëherë zemrat e të gjithëve.

Në total, në sezonin 2018/19 me (Heerenveen e Stade de Reim), Zeneli ka dhuruar 14 asistime dhe ka shënuar 6 gola.

Ai realizoi edhe vikendin që lamë pas, duke shënuar golin e vetëm të Reims në barazimin 1-1 me Dijonin.

Nëpër një formë fantastike para ndeshjeve të marsit, po kalon edhe 9-shi, Vedat Muriqi.

Ai shënoi të dielën dy gola në fitoren 3-0 të Rizespor ndaj Kayserispor.

Në total, këtë sezon, Muriqi ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 6 asiste – dhe është gati për Danimarkën dhe Bullgarinë.

Formë të mirë po kalon edhe Bersant Celina, i cili nuk ka qenë i ftuar në disa ndeshje të Ligës së Kombeve, por shpreson që Bernard Challandes të ndërrojë mendje dhe t’ia bëjë një vend.

Në fakt, janë statistikat ato që mund ta shtynë 67-vjeçarin ta thërrasë ish-sulmuesin 22-vjeçar të Manchester City.

Celina, te Swansea City, më shumë po luan në krahun e majtë të sulmit dhe po shkëlqen me klubin anglez në Championship.

Në total, deri më tani, 22-vjeçari ka arritur të shënojë 7 gola, teksa ka dhuruar edhe 6 asistime. 

Ai është kthyer në titullar të rregullt të Swansea dhe beson se ka ardhur koha që të bëjë diferencën edhe me Kosovën.

Duke parë formën e mirë të këtyre sulmuesve, por edhe pjesës tjetër të skuadrës, pasi Rrahmani, Kololli, Shala, Kryeziu e shumë të tjerë – kanë shkëlqyer me skuadrat e tyre, atëherë “Dardanët” do të tentojnë të vazhdojnë me ecurinë fantastike, pa humbje.

Hera e fundit kur Kosova ka pësuar humbje, është 9 tetori i vitit 2017 – që nga atëherë, “Dardanët” kanë shkuar në 10 takime pa humbje, 9 me trajnerin, Bernard Challandes.

Në kualifikimet për “Euro 2020”, Kosova bën pjesë në Grupin A me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.

Kujtojmë, se nëse Kosova dështon të kualifikohet në “Euro 2020” përmes rrugës normale, ka shansin përmes Ligës së Kombeve.

Kosova fitoi Grupin 3 në Ligën D të Ligës së Kombeve për t’u kualifikuar në “play-off”.

“Dardanët” janë vetëm dy ndeshje larg historisë dhe fillimisht, do të përballen me Maqedoninë në Shkup, dhe në rast fitores, në finale do të kenë punë me fituesin e duelit Gjeorgji – Bjellorusi.

Jemi pranuar në UEFA e FIFA vetëm në vitin 2016, por tashmë Kosova iu ka treguar të gjithëve se si një vend i vogël, i dalur pak vite nga lufta, mund të arrijë gjëra të mëdha. /Gazeta Express/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime

Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime

4 November, 2025
Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri

Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri

4 November, 2025
Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj

Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj

4 November, 2025
Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës

Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës

4 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result