Rashicës i bie vlera përgjysmë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Yllit kosovar i ka rënë vlera përgjysmë, Werder Bremeni shpreson ta shesë atë gjatë verës

Vlera e Milot Rashicës ka rënë dukshëm kohëve të fundit.

Ylli kosovar dikur peshonte 30 milionë euro.

Mirëpo, rënia e formës së 24 vjeçarit ka bërë që me kalimin e kohës të bie edhe vlera e tij.

Mediat gjermane shkruajnë se Werder Bremeni do të ishte i kënaqur nëse e shet përfaqësuesin kosovar 15 milionë euro gjatë verës që vjen.

Vushtrriasi dështoi të transferohej në një klub më të madh evropian verën e kaluar, por edhe në janarin e fundit.

E vera që vjen duket se do të jetë vendimtare për të ardhmen e ish-futbollistit të Vushtrrisë dhe Vitesses.

Aston Villa e kërkonte Rashicën në Premierligë, kurse në Gjermani e duan Leipzigu, Bayer Leverkuseni dhe Hertha Berlini.

Nëse para një viti Werderi mund ta shiste deri në 30 milionë euro, tash duhet të kënaqet nëse e merr gjysmën e kësaj shifre.

Rashica ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022.

Share This Article