Rastet me COVID-19 në Afrikë mbi 960.000

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në kontinentin e Afrikës është rritur në 961.242 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin janë shënuar 12.512 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 961.242 numrin e rasteve, ndërsa me 329 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 20.347, transmeton AA.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 8.366, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 4.865, në Algjeri 1.231 vdekje.

Në Mauritius nuk ka mbetur asnjë rast aktiv me COVID-19, ndërsa Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar vdekje deri më tani.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me afër 511.485 raste, Egjipti me 94.483 dhe Nigeria me 43.537 raste.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë është 615.335.

Share This Article